Reforma në pensione, francezët në protestë

Juristë, mjekë dhe pilotë u mblodhën në Paris për të protestuar kundër planit të Qeverisë së Francës për reforma në pensione, shkruan Opinion.al.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron sapo ka nisur një nga reformat më ambicioze të saj, bashkimin e 42 sistemeve të ndryshme të pensioneve në Francë në një sistem të vetëm, të bazuar në pikë.

Macron këmbëngul se kjo mënyrë do të jetë më e drejtë, por thuhet se disa profesione se do të humbasin.

Në fund të javës së kaluar, punëtorët e transportit publik në Paris kanë qenë po ashtu në grevë për shkak të reformave në pensione. Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç do të marrin pension më të ulët.

Macron është dobësuar politikisht nga protestat antiqeveritare të lëvizjes “Jelekët e verdhë” prej fundit të vitit 2018.

Këto protesta, që kanë shpërthyer edhe në dhunë, u nxitën nga zemërimi i qytetarëve për rënien e standardit të jetesës dhe gjithashtu shqetësimet e tyre se Macron po e shtyn me ngulm axhendën e tij të reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button