Si po ndikon kriza klimatike në shëndetin tonë

Kriza klimatike po i sëmur edhe më shumë njerëzit, duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore duke nisur nga alergjitë sezonale e deri te sëmundjet e mushkërive, njofton Top Channel.

Fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijnë nga moti ekstrem dhe nxehtësia.

“Studimet sugjerojnë se mjekimet që jepen me recetë mund të jenë duke i dëmtuar pacientët për shkak të ndryshimeve klimaterike,” shprehet Aaron Bernestein, mjek pediatër dhe bashkëdrejtues në Qendrën për Klimën, Shëndetin dhe Mjedisin Global në Universitetin e Harwardit.

Një kërkim i fundit zbuloi se pacientët e kancerit në mushkëri të cilët i nënshtroheshin rrezatimit, kishin më pak mundësi të mbijetonin në një uragan.

Ndërkohë Renee Salas, pedagoge në Harward tha: “Kriza klimaterike po ndikon jo vetëm shëndetin e pacientëve, por dhe aftësinë për të bërë punët tona”.

Sipas një raporti të publikuar në gusht nga Gazeta e Mjekësisë “New England”, kriza klimaterike përkeqëson:

1-Alergjitë

2-Komplikacionet gjatë shtatëzanisë dhe lindjes

3-Sëmundjet e zemrës dhe mushkërisë

4-Rreziqet ndaj fëmijëve

5-Problemet me veshkat dhe dehidratimin

6-Sëmundjet e lëkurës

7-Sëmundjet infektive

8-Gjendjet e shëndetit mendor

9-Sëmundjet neurologjike

10-Ushqyerjen

11-Traumat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button