Kënga e re e Era Istrefit është në bashkëpunim me yllin botëror të repit

Një muaj më parë Era Istrefi publikoi bashkëpunimin me reperin rus Sayonara Boy. Deri më tani kënga numëron mbi 15 milionë klikime dhe suksesi i saj është i dukshëm. Megjithatë Era nuk ka në plan të ndalet, pasi shumë shpejt do të publikojë një tjetër bashkëpunim që premton shumë, shkruan Class.

Synimet e këngëtares shqiptare për të pushtuar tregun botëror janë të qarta dhe po punon shumë për ta arritur. Por gjejeni pak me kë ka bashkëpunuar ajo kësaj radhe?

Dy orë më parë, Era Istrefi ka lajmëruar se të premten do të publikohet kënga e saj e re që do të jetë një bashkëpunim me Yellow Claw dhe reperin e famshëm Offset, i cili është edhe bashkëshorti i Cardi B. “Let’s get married” quhet kënga dhe ne mezi presim ta dëgjojmë. Dimë të themi vetëm që Era është në rrugën e duhur drejt suksesit. Kushedi me kë do të jetë bashkëpunimi i radhës?!

 

View this post on Instagram

 

FRIDAY

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button