Trajtimi hormonal i menopauzës

Hormonet në trajtimin e simptomave të menopauzës, që quhet terapia për zëvendësimin hormonal, administrohet përmes tabletave, xhelave dhe implanteve, njofton Panacea.

Menopauza është periudhë natyrore kalimtare në jetën e çdo femre, që lidh moshën riprodhuese me moshën e pashmangshme. Klinikisht, kjo periudhë fillon në intervalin nga 40 deri në 60 vjet dhe është individuale për secilën femër, ndërsa dukuritë më të forta janë midis moshës 45 dhe 55 vjeçare. Fillimi dhe zhvillimi i menopauzës shoqërohet me tipare të trashëguara dhe faktorë rreziku, siç është pirja e duhanit ose ndërhyrjet si sindromi i post-kastrimit.

Një pjesë e vogël e pacientëve hyjnë në menopauzë edhe para moshës 40 vjeçare, fenomen biologjik i quajtur klimakterium i parakohshëm.

KUR NDODH MENOPAUZA?

Simptomat e menopauzës janë rezultat i mungesës së estrogjenit. Ato mund të jenë afatshkurtra dhe afatgjata.

  • Afatshkurta janë gjakderdhjet gjenitale, pastaj simptomat neurodegjeneruese si valët e nxehtësisë, djersitja, dhimbjet e kokës, pagjumësia dhe simptomat neuropsikike, si depresioni, nervozizmi, përqendrimi i rëndë.
  • Dukuritë afatgjate janë ndryshimet në sistemin urogjenital, të manifestuara si ndryshime atrofike me pamje të ndryshme klinike. Këto përfshijnë vaginitis atrofik, mungesë lubrifikimi, siklet vulvar dhe kruajtje, urinim të shpeshtë, dizuri (vështirësi në urinim), cistit, stres-inkontinencë (urinim i pavullnetshëm dhe i pakontrolluar).

Simptomat afatgjate janë edhe ndryshimet atrofike të lëkurës. Gruaja pas menopauzës humbet dy përqind të kolagjenit çdo vit për shkak të mungesës së estrogjenit. Manifestimet më të rëndësishme të menopauzës janë osteoporoza me rrezik të lartë të frakturave (më së shpeshti të boshtit kurrizor dhe eshtrës mbi gjurin) dhe ndryshimet aterosklerotike me rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.

ZËVENDËSIMI I FUNKSIONIT TË VEZOREVE

Në ditët e sotme, nuk ka asnjë dyshim për efikasitetin terapeutik të trajtimit hormonal të menopauzës patologjike. Parimi i trajtimit është i thjeshtë – zëvendësimi i funksionit ovarian, ndërsat dozat e trajtimit përcaktohen me metoda moderne farmakologjike.

Hormonet në trajtimin e simptomave të menopauzës, që quhet terapia për zëvendësimin hormonal, administrohet përmes tabletave, xhelave dhe implanteve.

Kundërindikacionet gjatë terapisë për zëvendësimin e hormoneve janë gjakderdhja e papërcaktuara gjenitale, sëmundjet e rënda hepatike, gjendjet akute tromboembolike dhe tromboza venoze, si dhe tumoret e varura nga hormonet, siç janë ato të gjirit ose endometriumit.

Përkundër kundërindikacioneve, efekti pozitiv i këtij trajtimi është i shumëanshëm: rregullon ciklin menstrual dhe mbron kundër gjakderdhjeve të rënda, eliminon dukuritë neurodegjenerative dhe neuropsikike, vepron në zhdukjen e ndryshimeve atrofike në sistemin urogjenital dhe ngadalëson plakjen e lëkurës. Efekti më i vlefshëm i arritur në këtë trajtim është ai i parandalimit të osteoporozës dhe frakturave të rënda, me anë të të cilave densiteti i kockave mund të rritet me më shumë se 2-3% në vit.

Terapia në kohë përmirëson metabolizmin e lipideve, ndërsa me këtë edhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Thjesht, profilaksia hormonale ndikon në ruajtjen e shëndetit dhe në përmirësimin ndjeshëm të cilësisë së jetës. Në shumicën e rasteve, përfitimet e terapisë hormonale mbizotërojnë mbi rreziqet e mundshme, ndërsa studimet e tanishme tregojnë se përfitimet e terapisë hormonale e tejkalojnë rrezikun tek gratë me menopauzë natyrale ose menopauzë të parakohshme iatrogjenike.

Doza dhe regjimi i terapisë për zëvendësimin hormonal duhet të individualizohet për secilën paciente, ndërsa doza më efektive varet nga mosha e gruas. Kjo vendoset para fillimit të trajtimit dhe çdo vit bëhet vlerësim i ri për të ruajtur parimin e përshkrimit të dozës më të ulët efektive gjatë gjithë kohës. Kohëzgjatja e trajtimit është individuale për secilën paciente, por rekomandohet ndërprerja pas dy deri në tre vjetësh, ndërsa kur simptomat përsëriten, trajtimi mund të vazhdohet.

ALTERNATIVA JO-HORMONALE

Edhe pse kjo metodë është e testuar dhe provuar, megjithatë jo pak gra frikohen me të padrejtë prej saj për shkak të informacionit të pamjaftueshëm. Nga ana tjetër, të tjerët kanë kundërindikacione dhe nuk mund të trajtohen si të tilla. Në raste të tilla, zëvendësues të arsyeshëm janë agjentët jo-hormonalë, shumica që fitohen nga fitoestrogjenët, me estrogjen, me origjinë bimore, të cilat i përmirësojnë simptomat neurodegjeneruese, por kanë mungesë të efekteve të tjera profilaktike sistemike siç bëjnë përgatitjet e hormoneve.

Fazat e periudhës së menopauzës

  • Premenopauza është periudhë kur fillon rënia graduale e funksionit ovarian dhe zgjat për disa vjet. Problemet e grave gjatë kësaj periudhe kryesisht shoqërohen me çrregullime të ciklit menstrual. Këto janë gjakderdhje funksionale gjenitale për shkak të funksionit jo të rregullt të vezoreve. Në këtë rast, vizita te gjinekologu është i detyrueshëm, pasi ndërprerja e gjakderdhjes dhe diagnostikimi i saktë zakonisht bëhet me anë të histerektomisë, i ndjekur nga trajtimi hormonal profilaktik.
  • Menopauza është faza e gjakderdhjes së fundit menstruale, pas së cilës gruaja nuk ka cikël menstrual për një vit. Shkak për këtë është harxhimi i funksionit endokrin të vezoreve, që paraqet edhe fundin e mundësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo fazë është diagnostikuar në mënyrë retrospektive.
  • Postmenopauza është faza e fundit në të cilën vezoret ndalojnë plotësisht funksionimin dhe zgjast për disa vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button