Qeveria uli shpenzimet për 26% (DETAJE)

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e publikoi raportin më të ri gjashtë mujor për shpenzimet e funksionarëve të përbërjes aktuale të qeverisë.

Sipas të dhënave që rrjedhin nga monitorimi me ndihmën e mjetit për llogaridhënie dhe transparencë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ciklin e katërt të qeverisjes së saj, gjegjësisht në periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019, i ka ulur shpenzimet e përgjithshme për 26 për qind, në krahasim me ciklin e parë monitorues i cili i përfshin periudhën nga qershori deri në fund të nëntorit të vitit 2017.

Ky raport ka të bëjë për shpenzimet personale zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësve të kryetarit, ministrave, zëvendësministrave, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe sekretarëve shtetërorë të ministrive, për periudhën nga dhjetori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019, shënon shpenzime të përgjithshme në këtë cikël monitorues në vlerë prej 16.184.264 denarë, për dallim nga cikli i parë monitorues, menjëherë pas marrjes së detyrës në qeverinë aktuale, kur janë shënuar shpenzime në vlerë prej 21.876.430 denarë.

“Ulja e shpenzimeve të përgjithshme personale zyrtare të bartësve të funksioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përfshirë me këtë monitorim, shënon vazhdimësi, nëse merren parasysh edhe të dhënat për shpenzimet e përgjithshme për periudhën paraprakisht të monitoruar nga qershori deri në nëntor të vitit 2018, kur ato ishin 18.259.116 denarë”, qëndron në kumtesë.

Për dallim, theksojnë, shërbimet e përgjithshme hotelierike përmes mensave, restoranteve dhe bufeve në kuadër të institucioneve, në periudhën e parë monitorues (qershor-nëntor të vitit 2017) ishin 5.965.616 denarë, ndërsa në periudhën e parë raportuese (dhjetor të vitit 2018 deri në maj të vitit 2019) janë ulur në 3.211.886 denarë.

Shërbimet e përgjithshme hotelierike në vend, sipas raporti, përmes objekteve të jashtme hotelierike, prej 4.098.762 denarë, kanë rënë në 1.610.929 denarë në ciklet krahasuese monitoruese, ndërsa, shërbimet hotelierike jashtë vendit nga 935.652 denarë janë ulur në 716.318 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button