Pas takimit me deputetin gjerman, Meta kërkoi dialog politik

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, Christian Lange.

Përmes një postimi në facebook, Meta shpreh besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve.

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE,  Meta thotë se i shprehu bindjen deputetit gjerman se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, transmeton OraNews.

Më herët Lange pati një takim me Ballën, ndërsa do të zhvillojë takime me Kryeministrin dhe me deputetët të Kuvendit. Por në axhendën e tij 3-ditore nuk është PD me aleatët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button