Pas terminalit të ri doganor në “Qafë Thanë”, pritet “One stop shop”

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut së bashku me ambasadorin Samuel Zhbogar dhe Drejtorin e doganave Gjoko Tanasoski, sot zyrtarisht lëshuan terminalin e ri doganor në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”.

Në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” në kufirin me Republikën e Shqipërisë, sot u inaugurua terminali doganor i cili do të kontribuojë ndaj rritjes së kapacitetit të vendkalimit për dërgesa të mallit dhe zvogëlimin e kohës për formalitete kufitare.

Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 1,7 milionë euro i realizuar me mbështetje financiare të BE-së, nga 60 milionë eurot e parapara si mbështetje evropiane për drejtorinë doganore të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev potencoi se punohet edhe në implementimin e zgjidhjes për menaxhim të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalim, që edhe më shumë të ulet koha e pritjes për transportuesit me çka do të ulen shpenzimet e operatorëve ekonomikë.

Euroambasadori Zhbogar para të pranishmëve theksoi se projektit si ky i financuar me mjete të tatimpaguesve të shteteve-anëtare të Unionit janë të orientuara ndaj avancimit të lidhjes më të mirë të njerëzve dhe transportit të mallrave, si përcaktime kyçe në kuadër të proceseve eurointegruese.

Ministri Oliver Spasovski gjatë një vizite në Shqipëri këtë verë, tregoi nismën për qasje të integruar në menaxhimin e kalimit kufitar “Qafë Thanë” në drejtim të lehtësimit dhe përshpejtimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në këtë vendkalim kufitar i cili do të funksiononte sipas parimit “One stop shop”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button