E vërteta që fshihet pas serialeve turke, ‘The Guardian’ zbuloi arsyet e ‘çmendurisë’ globale

Seriale të tilla si “Sulejmani i Madhërishëm” janë shfaqur në ekran për t’u shpallur sfidë të gjitha programeve më të ndjekura dhe me popullaritet të madh në botë, madje në rivalitet të fortë me spektaklet më të ndjekura në Amerikë apo në Lindjen e Mesme, Azinë dhe Amerikën Latine, transmeton Revista Class.

Është një sukses global ai që kanë serialet turke. Arsyet për këtë janë disa, megjithatë, në një analizë të detajuar me Arzu Ozturkmen, profesor i historisë në Universitetin “Boğaziçi”, britanikja prestigjioze “The Guardian” ka renditur arsyet pse serialet turke janë bërë të famshme e po fitojnë miliona para në të gjithë botën.

E para gjë me të cilën duhet të bëjmë kujdes të gjithë, specifikon Ozturkmen, është fakti që këto seriale nuk janë “telenovela” apo “drama”. Ato quhen ‘dizi’ – ‘zhanër në zhvillim’, me tregime unike, histori të jashtëzakonshme dhe me personazhe fantastike.

Falë shitjeve ndërkombëtare dhe ndjekjes globale, Turqia zë vendin e dytë në botë pas SHBA-ve për shitjen e serialeve në të gjithë botën. Audiencë të madhe, këta filma kanë siguruar sidomos në Rusi, Kinë, Kore dhe në Amerikën Latine. Aktualisht, Kili është konsumatori më i madh i ‘dizi’ sa i përket numrit të shfaqjeve të shitura, ndërsa Meksika, pastaj Argjentina, paguajnë shumë për t’i blerë ato.

“The Guardian” sqaron më tej se në transmetimin e këtyre serialeve është përfshirë edhe qeveria turke, madje ka pasur raste kur është shprehur kundër tyre, siç ishte rasti i “Sulejmanit të madhërishëm”. Për këtë të fundit, Erdogan refuzoi transmetimin me arsyen se nuk i qendronte besnik historisë, megjithatë “Sulejmani” rezultoi të jetë ndër serialet që ka grumbulluar më shumë para në të gjithë botën dhe me nje numër ndjekësish më shumë se 500 milionë.

Në lidhje me arsyet që i bëjnë kaq interesante për publikun serialet turke, “The Gardian” rendit disa, si: heronjtë pozitivë, ngjarjet e frymëzuara nga jeta reale, familja si shtylla kryesore e shoqërisë, intrigat, promovimi i vlerave historike të Turqisë, trekëndëshi i dashurisë etj.

Producentët turq argumentojnë si sukses të këtyre filmave faktin që përmbjatja e tyre ka ndjesi të vërteta të njerëzve, familjes, shoqërisë etj.

Sipas “The Guardian”, pritet që në vitin 2023, qeveria turke të fitojë 1 miliardë dollarë nga shitja e serialeve.

Lexoni edhe artikullin “Serialet që pushtuan botën gjatë këtij viti, arsyet pse i ndjekim kaq shumë telenovelat turke”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button