Ministri Ademi: Të mos politizohet arsimi

Arbër Ademi, Ministri i arsimit sot gjatë hapjes së EVN-kabintetit në Gostivar, foli edhe për problemin e nxënësve të shkollës fillore “Njegosh” që gjendet në Jurumleri të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës dhe konkretisht shkollën “Njegosh” dhe paralajmërimet për  protestë. Apeloj të mos e politizojmë arsimin, sepse ajo është e papranueshme dhe të mos e shndërrojmë në arenë politike ose etnike. Të fokusohemi në bashkimin”, deklaroi ministri Ademi.

Fillimi i shtatorit u shoqërua me reagime të banorëve të fshatit Jurumleri, pasi nxënësit nuk mund të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe në klasë të gjashtë, sikurse kanë mësuar në klasën e pestë.

Përndryshe, sot në shkollën e mesme teknike në Gostivar u shënuar fillimi i punës së paraleles së EVN-së si pjesë e platformës  20-20-20. Me formimin e kësaj paralele në Gostivar 20 nxënës do të jenë pjesë e gjeneratës së parë të elektromontuesve dhe elektroteknikëve, të cilët pas përfundimit të arsimit në vitin 2022 do të marrin oferta për punë në EVN, me rroga duke filluar nga 20 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button