fbpx

Trendet që do të mbizotërojnë 2020, përgatituni që tani

Ende të papërgatitur  për sezonin e ftohtë të xhaketave dhe xhupave? Ok, keni edhe pak kohë për të qëndruar në stinën e ngrohtë e për të menduar rreth trendeve të reja, që do të sjellë pranvera dhe vera e 2020. Java e modës në New York na tregoi tendencat e reja, që nga korsetë e deri tek fustanet e pantallonat e lëkurës, ndaj më poshtë kemi renditur 5 trendet më interesante të pranverë-verë 2020, transmeton Revista Class.

Kanotierë e shkurtër e kombinuar me xhaketë
Mënyra e vetme për të veshur një xhaketë në sezonin e adhshëm është me një kanotierë të shkurtër nën të. Si t’i kombinoni në pjesën e poshtme? Një palë pantallona me bel lart do të ishin zgjidhja ideale. Michael Kors ka qëne një nga dizajnerët që e ka propozuar këtë trend në koleksionin e ri.

Veshjet në lëkurë të butë ekologjike
Nuk ka një material lëkure që nuk do të jetë “in” në sezonin e ri, përfshirë këtu atë origjinale dhe atë të imituar, çdokush do të jetë “në modë” pranverën e ardhshme nëse zgjedh lëkurën si materialin e preferuar. Nanushka dhe Kate Spade kanë propozuar veshjet më fantastike në lëkurë të butë.

Fundet me të çarë anash
Trendi i padiskutueshëm i vitit 2020! Fundi me të çarë anash do t’i japë look-ut tuaj një valë të re, më sensuale dhe më “cool”. Nuk ju pëlqen të “zbuloheni” kaq shumë? Provoni ta vishni atë me një palë pantallona lino, apo një palë xhinse të ngushta. Do të dukeni vërtet ndryshe…

Tyli dhe shifoni, në modë sërish
Më pak është më shumë në sezonin e ardhshëm dhe tyli është materiali ideal për krijimin e një look-u plot ajër. Meqënëse jemi duke folur për një material transparent, reçipetat tuaja duhet të jenë super të bukura.

Nga mëngjesi në darkë, veshur me temina
2020 është momenti i duhur për të ndriçuar- përfundimisht! Ralph Lauren propozon teminat edhe për ditën edhe për natën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button