Aleanca për Shqiptarët mori kryesimin e Këshillit komunal në Gostivar

Besim Memedi nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) është kryetari i ri i Këshillit komunal në Gostivar, post të cilin më herët e ka pasur Nasir Musliu nga BDI, transmeton Portalb.mk.

Pati probleme gjatë dy përpjekjeve që seancën sot ta udhëheqë anëtari më i moshuar, por në fund u pranua që udhëheqësi të jetë nga radhët e Aleancës, e cila sapo ka formuar shumicën e re në Kuvend. Vota e këshilltarit të Lidhjes së Demokratëve të Romëve (LDR), Kashmir Saliut ishte vota përcaktuese për shumicën e re.

Kundër emërimit të Memedit në krye të Këshillit ishin këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button