Gjykata ka hequr masën për arrest shtëpiak ndaj Stevço Jakimovskit

Gjykata ka hequr masën për arrest shtëpiak të ish kryetarit të komunës Karposh, Stevço Jakimovski dhe ka caktuar masa paraprake, njofton Portalb.mk.

Sipas Gjykatës Penale, Zyra e Prokurorit Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar heqjen e arrestit shtëpiak të Jakimovskit më 12 shtator.

“Për shkak të interesit të më shumë mediave në lidhje me masën e sigurimit të pranisë për S.J, i cili është nën arrest shtëpiak me propozimin e Prokurorisë Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të 19 Marsit 2019, informojmë publikun se një propozim për shfuqizimin e masës së arrestit shtëpiak është dorëzuar nga një prokuror publik kompetent tek një gjykatës paraprak më 12 shtator 2019. Pas rishikimit dhe vlerësimit të propozimit, ai është mbështetur nga një gjykatës dhe është hequr masa e arrestit shtëpiak, kurse janë marrë masa të tjera më të buta”, thonë nga gjykata.

Jakimovski u arrestua më 19 mars. Ai dhe tetë persona të tjerë dyshohen për disa krime, përfshirë legalizimin e paligjshëm dhe shitjen e tokës dhe ndërtimet pa leje. Ndër të dyshuarit janë biznesmenë në sektorin e ndërtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button