Ende asgjë, nuk është asfaltuar kilometri i fundit i rrugës Tetovë-Kodër Dielli

Ende nuk është asfaltuar kilometrit i fundit i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit. Më 5 shtator, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se në afat prej dy javësh kjo rrugë do të asfaltohej. Nga ana tjetër edhe drejtori i Agjencisë për rrugë të Maqedonisë, Zoran Kitanov të enjten njoftoi se atë ditë ose të nesërmen kjo rrugë do të asfaltohej. Megjithatë deri sot në terren nuk po ndodh asgjë, transmeton Portalb.mk.

Rehabilitimi i rrugës Tetovë – Kodër Dielli ka filluar në maj të këtij viti dhe duhet të përfundojë në shtator. Rruga deri tani është asfaltuar një kilometër larg hyrjes në qendrën për skijim. Nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan që për aq kohë sa makineritë janë në vend, të vazhdohet rruga edhe një kilometër.

Ndonëse drejtori i Agjencisë për rrugë të Maqedonisë, Zoran Kitanov të enjten tha se rruga nuk është përfunduar pasi është harxhuar materiali për ndërtim, meqë në disa pjesë gjerësia e rrugës ka qenë më shumë se gjashtë metra.

“Rruga kur është paraparë të ndërtohet, është konsideruar që është me gjerësi gjashtë metra. Por rruga nuk ka gjithkund të njëjtën gjerësi, dikund është shtatë, diku më shumë. Nuk ka kuptim të lihen pjesët në gjashtë metra, kur gjerësia është më e madhe. 400 metrat e mbetura që janë pjesë e rrugës regjionale sot ose nesër do të asfaltohen”, tha Kitanov më datë 12 shtator.

Edhe ministri Bekteshi më datë 5 shtator tha se në afat prej dy javësh kjo rrugë do të asfaltohej.

“Siç e dini edhe ju pothuajse kemi përfunduar aksin Tetovë-Kodra e Diellit, prej rreth 18 kilometra. Një rrugë pothuajse me standarde bashkëkohore sa i përket rehabilitimit të atij aksi. Ne si qeveri në bashkëpunim me Agjencinë e rrugëve jemi duke kërkuar zgjidhje. Për informimin tuaj zgjidhja pothuajse është gjetur dhe në një afat jo më shumë se dy javë do të përfundojë edhe pjesa e mbetur. Një realizim që duhet të bëhet nga Rrugët e Maqedonisë”, tha ministri Bekteshi.

Për kilometrin e fundit të kësaj rruge deri sot askush nuk merrte përgjegjësi. Komuna tha se nuk i takon asaj, njësoj edhe Agjencia për rrugë shtetërore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button