Tusk në Shkup: Është radha e Evropës, Maqedonia e Veriut ka kryer detyrimet e saj (VIDEO)

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot ka vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një konferencë për shtyp ai tha se Maqedonia e Veriut ka bërë pjesën e saj dhe tani është radha e Evropës të bëjë pjesën e vet. Ai kujtoi Marrëveshjen e Prespës, konfrontimin me krizën e migrantëve dhe tejkalimin e krizës politike në vend, transmeton Portalb.mk.

“Unë vazhdoj të kem qëndrimit tim që e kisha në qershor, që vendi juaj ka bërë gjithçka që BE-ja ka pritur nga ju në dy vitet e fundit për të filluar negociatat, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian. Kjo është akoma bindja ime, vendi juaj ka bërë gjithçka. Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua t’u bëj thirrje udhëheqësve të BE, tani ju duhet të bëni pjesën tuaj, sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e vet”, tha Tusk.

Kryeministri Zaev dhe Kryetari  i KE-së, Tusk, të shoqëruar nga anëtarët e delegacioneve të  Qeverisë dhe të Këshillit Evropian, në Qeveri mbajtën takim dypalësh, në të cilin u shpreh falënderim për përpjekjet dhe mbështetjen nga ana e Tusk për sigurimin e përparimit të Maqedonisë së Veriut në rrugën  e saj për integrim në BE.

Kryeministri Zaev, shprehu falënderim për angazhimin personal të Tusk për sigurimin e garancioneve për perspektiv reale evropiane për gjithë rajonin duke theksuar përparimin e vendit, në aspekt të realizimit të agjendës për reformat, e veçanërisht në fushën e sundimin të së drejtës.

Duke theksuar se deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian kanë ngelur vetëm disa javë, Kryeministri Zaev i theksoi përpjekjet dhe angazhimet e përforcuara të Qeverisë për sigurimin e mbështetjes së fuqishme vendet-anëtare në BE, për rrumbullakimin e punës tonë të deritanishme dhe shënimin e suksesit të përbashkët historik me marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

Kryeministri Zaev i shprehi pritshmërit për miratimin e vendimit për hapjen e negociatave për aderim në BE nga ana e Këshillit  të BE-së, me 15 tetor dhe Këshillit Evropian me 17 dhe 18 tetor.

Vizita e Tusk në Shkup është përpara vendimit të pritshëm për të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE në tetor.

Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, kurse në vendin e tij do të vijë kryeministri belg, Charles Michel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button