Piter Van Hojt: Katica Janeva ishte përzgjedhje e Gruevskit, por LSDM nuk e kundërshtoi

Kush e dëshironte dështimin e PSP-së dhe vallë kishte njeri që me të vërtetë e donte PSP-në. Apo, a guxon Vilma Ruskoska ta ndëshkojë Katica Janevën? IRL ka realizuar intervistë me, Piter Van Hojt, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht po zhvillohen bisedimet mes partive rreth ligjit të ri për prokurorinë publike, PSP- formalisht është mbyllur, prokurorët po kthehen në vendet prej nga kanë ardhur, ndërsa shefja e tyre është në paraburgim. Formimi i Prokurorisë speciale publike ishte themeli i Marrëveshjes së Përzhinos, thotë Piter Van Hojt, ish ndërmjetësi i BE në negociatat e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Katica Janeva ishte padyshim përzgjedhje e Gruevskit, por dukej se kjo gjë nuk i pengonte LSDM-së. Dukej që partitë e mëdha kishin marrëveshje të brendshme”, thotë Van Hojt në një intervistë për IRL.

Ai e ndan zhgënjimin e tij për shkatërrimin e institucionit. PSP-ja që u bë simbol i aspiratës së qytetarëve për drejtësi dhe sundim të ligjit. Hojt do të ndajë me IRL detaje për rrjedhën e pjesës për PSP-në gjatë Marrëveshjes së Përzhinos.

“Kishim diskutime dhe standardizime të gjata për mënyrën e përzgjedhjes së prokurorit special, por edhe për faktin secila parti do të ketë kandidatin e vet. Dhe atëherë u çudita sepse dukej që. dy partitë më të mëdha, kishin një marrëveshje të brendshme. Kjo është ndjenja ime. Pastaj u zgjodh ai kandidat. Më pat ardhur mirë, s’kishte më asnjë problem. Ata bisedoni edhe jashtë procesit. Kam besuar, në atë kohë, se ishte zhvillim i mirë. Tani s’jam i sigurt. Mund të ketë qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje më të madhe. Nuk e di, mbase një ditë do ta kem më të qartë. Dhe nëse ju pyes drejtpërdrejt, përzgjedhja e kujt ishte Katica Janeva, çfarë do të më përgjigjeshit? Ishte e qartë se ishte përzgjedhje e VMRO-së, kryeministri i atëhershëm Gruevski propozoi, por kisha ndjenjën se LSDM-së nuk i pengonte. Se ata paraprakisht kishin kontaktuar dhe se ishin dakorduar për atë si kandidate”, tha Van Hojte.

Hetimin për Janevën duhet ta udhëheq një Organ special i ngritur për qëllime të tilla dhe jo Prokuroria publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button