U anulua seanca gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë

Seanca e sotme gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë që ka ndodhur në shkurt të këtij vitit dhe në të cilën humbën jetën 16 persona dhe rreth 40 të tjerë u plagosën, për shkak të mungesës të njërit prej të akuzuarve i cili nuk ka mundur të vijë se ka qenë në operacion është anuluar për në tetor, njofton Portalb.mk.

Lëndën e përfaqëson prokurori i Prokurorisë Themelore të Shkupit, Darko Jakimovski, ndërkaq gjykatëse janë Diana Gruevska-Ilievska, Aleksandra Risteska dhe tre gjykatës të tjerë.

Në seancën e kaluar, prokurori Jakimovski tha se, aksidenti ka qenë çështje kohësh se kur do të ndodh, ngaqë ai ka grumbulluar lëshime të mëdha që nuk janë spontane. Jakimovski ka deklaruar se vetëm në vitin 2019 janë konstatuar parregullsi në 80 autobusë gjatë kontrollit teknik.

Të akuzuarit u shprehën se ndjehen të pafajshëm

Në seancë, në karrigen e të akuzuarve janë ulur pronari i “Durmo Tursit”Durmish Beluli, i punësuari në “Durmo Turs”, Remzi Miftari, inxhinieri i makinerisë i punësuar në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, dhe Goran Dukovski, Jane Bovarovski dhe Manoil Trifunovski.

Ata janë shprehur se ndjehen të pafajshëm për aksidentin, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe u lënduan 38 të tjerë.

Përndryshe, aksidenti i “Durmo Tursit” ka hyrë në shtatëmujorin e tij. Ai erdhi si rezultat i rrokullisjes së autobusit në vendin Llaskarcë, në autostradën Shkup – Tetovë. U regjistruan 16 viktima dhe 38 të lënduar rëndë. Në të të akuzuar janë gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.

Dy udhëheqësit e kompanisë akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Tre presona të tjerë, të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen për veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 299, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Dhe vozitësi i autobusit, i cili më 13 shkurt 2019 akuzohet se e ka kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion nga neni 300, paragrafi 2 në lidhje me nenin 297, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Si ka ndodhur rasti?

Nga PTHP-ja kanë sqaruar detajet në lidhje me rastin dhe shkaqet e aksidentit të autobusit “Durmo Turs”. Nga atje thonë se gjatë periudhës prej 2 korrik 2018 – 13 shkurt 2019, gjegjësisht për 8 muaj, transportuesi nuk iu është përmbajtur rrjetit të transportit dhe ndaj shkresave për siguri të autobusit transportues për transport publik masiv.

“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se mund të ketë pasoja, kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e personave të cilët janë transportuar me autobus në ditën kritike në relacionin Shkup –Gostivar. Konkretisht, pronari i kompanisë transportuese ka poseduar certifikatë për kompetencë profesionale në komunikacionin rrugor, si kusht për të marrë licencën për kryer të transportit të udhëtarëve”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Përveç kësaj, siç thuhet në kumtesën e PTHP-së, transportuesi edhe pse ka qenë i obliguar nuk ka realizuar edhe aktivitetet siç vijojnë më poshtë:

– Nuk ka realizuar kontrolle për përmbushje të kushteve të parashtruara për punë të vozitësve dhe të kontrollit teknik të veturave, me çka ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për siguri në transportin rrugor.
– Nuk a ka realizuar kontroll ndaj punës së tërësishme të transportuesit.
–  Nuk i ka njoftuar vozitësit për të respektuar dispozitat e Ligjit për orarin e punës të punonjësve mobil në komunikacionin rrugor.
– Nuk ka siguruar regjistrim të rregullt të të dhënave të takometrit dhe nuk ka mbajtur evidencë dhe vlerësim se si është menaxhuar vetura nga secili vozitës.
– Nuk ka mbajtur evidencë adekuate për servisimin e autobusëve gjatë orarit të punës, pauzat dhe pushimet e vozitësve, kurse vozitësit kanë qenë të lënë vetë që ta organizojnë udhëtimin dhe të mbajnë llogari për obligimet që janë detyrim për personin përgjegjës për transportin.
– Nuk ka ndërmarrë aktivitete për servisim të pjesëve kryesore të sistemit të frenimit.

“I akuzuari udhëheqës i rrjetit të transportit, sërish, ka dhënë udhëzime për vozitësit se ku t’i dërgojnë autobusët që të realizohet manipulim i takometrit, me qëllim që t’i ikin dënimeve gjatë shkeljeve në komunikacion”, thuhet në kumtesë, ku si lëshim theksohet edhe dhënia me menaxhim të pronësisë së kompanisë një personi tjerë, i cili nuk ka poseduar certifikatë.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button