fbpx

Rusi Alexey Molchanov barazon rekordin, zbriti në thellësinë 130 metra

Alexey Molchanov shkruan sërish emrin e tij përsa i përket zhytjeve te lira teksa barazoi rekordin e tij në Kampionatin Botëror të kësaj disipline sportive të mbajtur në Villefranche-sur-mer.

Në këtë eveniment morën pjesë 140 zhytës nga 47 vende të botës ku spikati pikërisht zhytësi Molchanov, transmeton Top Channel.

Rusi zbriti në një thellësi prej 130 m, që është edhe rekordi i regjistruar prej tij në vitin 2018, ndërkohë që spikati edhe francezi Arnaud Jerald që kreu një zhytje deri në 115 m.

Botërori i Zhytjeve të lira i këtij viti ishte në edicionin e tij të pestë, ndërkohë që për herë të parë ai është i organizuar në vitin 1996 pikërisht në Villanfranche-sur-mer, një kompeticion që është shoqëruar edhe me edicionet e 2000, 2005 dhe 2012.

Pjesëmarrësit duhet të lajmërojnë gjykatësit për thellësinë që pretendojnë të arrijnë 1 ditë para garimit të tyre në këtë kompeticion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button