Basha: Rama dështoi, nuk bëri shëndetësinë falas, por bashkë me oligarkët vodhi 385 milion euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në facebook një video mesazh ku thotë që kryeministri Rama nuk e mbjati premtimin e tij për shëndetësinë falas.

Sipas Bashës Rama nuk e bëri shëndetësinë falas por bashkë më oligarkët vodhi 385 milion euro.

“Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale”- shkruan kryetari i PD-së.

Ja statusi i plotë i Bashës:

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button