VMRO-DPMNE është kundër transferimit të lëndëve në Prokurori

VMRO-DPMNE-ja kundërshton transferimin e lëndëve të PSP-së në Prokurorinë e Publike. Sipas opozitës kryeprokurori Lubomir Jovevski dhe të gjithë mbështetësit e kësaj ideje, shkelin ligjin e Prokurorisë, duke bartur lëndët e institucionit kompetent për ndjekjen e lëndëve që dalin nga përgjimet, në një institucion tjetër, transmeton Alsat M.

“Nuk ekziston mundësi ligjore, me të cilën lëndët t’i transferohen në atë mënyrë Prokurorisë Publike, aq më pak kur bartësi i kompetencave të mëhershme, prokurorja speciale Katica Janeva gjendet në burg dhe në mënyrë të dyshimtë, me letra pa vula dhe pa nënshkrime, kompetencat ia kalon një institucioni tjetër të rëndësishëm. Kështu as një bahçe për mbjellje nuk bartet, e jo më akte prokuroriale”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button