Buxhaku: Të mos ishte ndihma prej jashtë, QMK rëndë do ta kryente punën e saj

Situata në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është më e keqe se sa në kohë kur është formuar, thotë në një intervistë për REL, drejtori Agron Buxhaku, i cili në vitin 2005 ishte drejtori i parë i këtij institucioni, njofton Portalb.mk.

“Nuk është përmirësuar, madje është më e keqe pasi e lash si institucion i ri dhe kalova në Kuvend si deputet, ndërkaq këtu isha vetëm nëntë muaj. Kemi pasur shumë ambicie, ligj të ri, klimë të re, por për fat të keq, për shkak të arsyeve subjektive situata është shumë më e keqe se sa unë kam pritur”, theksoi Buxhaku.

Ai thotë që QMK ka buxhet të vogël, i cili në të ardhmen sipas projeksioneve të ministrit për financa plotësisht do të shkurtojë, prej të cilit rreth 92% shkon vetëm për rroga.

“Të mos ishin institucionet ndërkombëtare që na ndihmojnë, si USAID, XHAJKA nga Japonia dhe institucioni gjerman për ndihmë GIS dhe BE, rëndë do ta punonim punën tonë”, theksoi Buxhaku.

Këto rekomandime të QMK-së vijnë në kohë kur në shumë lokacione në vend ka pasur zjarre, të cilat kanë bërë dëme të mëdha ndaj natyrës, por edhe ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button