U konstatua ndërprerja e punës së prokurorëve të PSP-së, kthehen në prokurorinë amë

Këshilli i prokurorëve publikë (KPP) sot në seancën e jashtëzakonshme diskutoi dhe vendoi për statusin e dhjetë prokurorëve të Prokurorisë speciale publike (PSP), pasi që pasi që paraprakisht prokurori republikan, Lubomir Joveski, i ka marrë lëndët e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Prokurorët që e përbënin ekipin e PSP-së në krye me Kativa Janevën ishin: Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lençe Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Lubomir Lape, Stefço Donev, Trajçe Pelivanov dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorët që janë larguar nga PSP, do të rishpërndahen në prokuroritë ku kanë qenë para se të vijnë në PSP. Ndryshimet e tilla sot në konferencë i arsyetoi Kryetari i KPP-së, Aco Kolevski, bazuar në nenin 9, paragrafi katër i Ligjit për PSP-në. Ky ligj, sipas Kolevskit, hyn në fuqi prej sot, ndërsa për të punësuarit e tjerë do të vendosë Ministria e Drejtësisë.

“Pas shfuqizimit të Prokurorisë Speciale, prokurorët publik, personeli administrativ dhe hetuesit do të punësohen në Prokurorinë Publike në pozita me të ardhura të ngjashme”, shkruan neni 21 nga Ligji për PSP.

Kështu, bazuar në vendimin e sotëm të KPP-së:

-Burim Rustemi kthehet në PTHP Kumanovë,

-Elizabeta Josifovska në PTHP Gostivar,

-Lubomir Lape në PTHP Kumanovë,

-Stevço Donev në PTHP Koçan,

-Fatime Fetai, Gavrill Bubevski, Lençe Ristovska, Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kthehen në PTHP Shkup,

-Lile Stefanovskan kthehet në PTHP Radovish.

“Në këtë moment flas për ndarjen e lëndëve konkrete për punë të prokurorëve konkretë publikë. Këtë të drejtë e ka sipas Ligjit për prokurori publike dhe kjo mund të jetë tani për tani zgjidhje e përkohshme në lidhje me veprimin, ndërsa në kohë të duhur me zgjerimin e numrit të vendeve në Prokuroritë Publike në PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të sillet vendim adekuat”, deklaroi Kolevski.

“Do të kërkojmë Jovevski që ta njoftojë Këshillin për situatën me pranim dorëzimin e lëndëve dhe me prokurorët publikë, të cilët planifikon që t’ia ndajë për punë”, deklaroi Kolevski.

E vetmja prokurore, me të cilën Vilma Ruskoska do të mund ta përforconte ekipin e saj është Lile Stefanova. Kjo do të thotë që duart e prokurores Stefanova mund të kthehen në lëndën në të cilat ajo ka vepruar në PSP. Në seancë ajo e ka përfaqësuar lëndën “Titanik”, për manipulimet zgjedhore, ku në mesin e të akuzuarve janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrat Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski. Në duart e saj është edhe lënda “Trajektorja” për ndërtimin e autostradës Shtip-Milladinovc, për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, në të cilin gjithashtu janë të akuzuar Gruevsi, Janakieski, por edhe Vlladimir Peshevski.

Në duart e saj mund të mbetet gjithashtu edhe rasti “Perandoria”, gjegjësisht prej saj nuk do të shpëtojnë të akuzuarit, Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së, por edhe biznesmenët Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski.

Përveç Stefanovës, disa lëndë të caktuara edhe më tej do të munden t’i përfaqësojnë prokurorët nga PSP, nëse Joveski vendos t’ua delegojë atyre.

Praktika e këtillë nuk është e njohur, por në të kundërtën. Për shembull, prokurorja Gordana Geshkoska, deri në fund e përfaqësoi lëndën “Monstra”, edhe pse gjatë procesit gjyqësor të krimit të organizuar dhe korrupsionit u bë shefe e Prokurorisë së Shkupit. Gjithashtu mund të ndodh edhe prokurorët aktual të “Monstrës”, gjegjësisht Joveski mund të vendos që prokurorët Fetai dhe Bubevski ta çojnë deri në fund gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, pasi që bëhet fjalë për rast specifik, në të cilin ka dëshmitar të rrezikuar.

Ndryshe, me shkarkimin e Janevës, u ndërpret funksioni edhe prokurorëve të tjerë të PSP-së. Shkarkimi nga KPP-ja erdhi pasi që e njëjta u shkarkua në seancën plenare të 112-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Paraprakisht me procedurën për shkarkim, është realizuar edhe procesi i transferimit të lëndëve që dalin nga “bombat”, nga PSP-ja në Prokurorinë Themelore Publike. Për momentin lëndët do t’i përfaqësojnë prokurorët special të deritashëm, ndërkaq për procedurat e mëtutjeshme do të vendoset në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button