Manchester United interesohet për Vedat Muriqin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Raportohet se ai ka dërguar skautët e skuadrës për të parë nga afër lojtarin e kombëtarës së Kosovës në ndeshjen ndaj Anglisë, transmeton Top Channel.

Sipas të njëjtave burime, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prinë në listën e dëshirave.

Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button