Pas një ore debat, Katica Janeva u shkarkua edhe nga Këshilli i Prokurorëve

Nga pozita e shefes së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva u shkarkua edhe nga Këshilli i Prokurorëve Publikë (KPP), transmeton Portalb.mk.

Me shkarkimin e Janevës, u ndërpret funksioni edhe prokurorëve të tjerë të PSP-së.

Shkarkimi nga KPP-ja erdhi pasi që e njëjta u shkarkua në seancën plenare të 112-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reket” skadon nesër, 15 shtator.

Procedurat për shkarkimi e Janevës në seancë plenare erdhën pasi që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime javën e kaluar e miratoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, me të cilin kërkohet shkarkimi i saj. Ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Paraprakisht me procedurën për shkarkim, është realizuar edhe procesi i transferimit të lëndëve që dalin nga “bombat”, nga PSP-ja në Prokurorinë Themelore Publike. Për momentin lëndët do t’i përfaqësojnë prokurorët special të deritashëm, ndërkaq për procedurat e mëtutjeshme do të vendoset në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button