Me dron është kapur personi që djeg hedhurina në Saraj, Inspektorati i Qytetit të Shkupit paralajmëron incizime dhe dënime çdo ditë

Një qytetar nga Komuna Saraj i cili ka djegur hedhurina organike në livadhin e vet është incizuar me dron nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit. Gjatë kontrollit inspektues në Saraj, ku çdo ditë digjen fusha dhe stërnishta, me dron është incizuar se si personi i djeg hedhurinat dhe më pas përhapet tym në tërë rrethinën. Nga video incizimi është identifikuar personi dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje, transmeton SDK.

“Bëhet fjalë për kundërvajtje të kryer sipas nenit 24a dhe të ndëshkueshme sipas nenit 139 paragrafi 1.4 nga Ligji për menaxhim me hedhurina. Dënimi për këtë kundërvajtje ëshë 1.000 euro. Në këtë rast dronin e kemi përdorur për herë të parë, por i njëjti do të jetë çdo ditë i angazhuar për incizim të terrenit dhe për zbulim të ndotësve të ajrit. Ai posedon edhe kamerë për incizim gjatë natës, pra droni do të përdoret për të bërë fluturime edhe gjatë natës për të zbuluar pikat kritike ku shkaktohen ndotje”, thonë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit.

Nga inspektorati shtojnë që inspektorët e Shkupit janë vazhdimisht në terren, të organizuar në turne dhe e ndjekin gjendjen me ndotësit e mjedisit jetësor.

Qyteti i Shkupit për të gjithë bujqit nga komunat e Shkupit mundëson grumbullim falas të hedhurinave. Qytetarët duhet të paraqiten në numrin e telefonit 071 395-395, t’i japin të dhënat, çdo ditë pune nga ora 8 deri në orën 20, ndërsa Qyteti në bazë të planit paraprakisht të përcaktuar dhe radhës, sipas rajoneve, falas do të grumbullojë hedhurina bimore dhe do t’i transferojë në “Drislla”. Deri më tash 38 bujq janë paraqitur në Qytet dhe kanë kërkuar intervenim për grumbullim të hedhurinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button