Liverpool pesë fitore në pesë ndeshje

Liverpooli ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Newcastle me dy gola të shënuar nga Sadio Mane dhe një nga Mohamed Salah, transmeton KlanKosova.

Trajneri Jurgen Klopp duhet të jetë krenarë me djemtë e tij që arritën të kthenin rezultatin dhe tashmë e shohin veten me pikë të plota pas pesë fitoreve në pez137 ndeshjet e para.

Ndeshja nisi keq për vendasit, pasi Newcastle gjeti golin e avantazhit me anë të Willems.

Ky i fundit depërtoi në mbrojtjen vendase dhe shënoi në minutën e 7-të.

Vendasit reaguan dhe rritën presionin në portën kundërshtare.

Liverpooli ndërmori një aksion model në minutën e 28-të që u konkretizua në gol nga i zakonshmi Sadio Mane.
Ai shënoi në mënyrë fantastike për 1-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button