Ligj për PP – Zaev dhe Mickoski me akuza të reja

Kryeministri Zoran Zaev dje në intervistë për “Sitel” sërish e përsëriti që lëndët e PSP-së duhet të kenë ardhmëri edhe kjo, siç ka thënë, është vija e kuqe që nuk guxon të kalohet në negociatat me opozitën, përcjell Portalb.mk.

Për pushtetin, thekson Zaev, është i pranueshëm propozimi prokurorinë e re ta udhëheq prokuror i propozuar nga opozita të cilin do ta zgjedh shumica parlamentare, ndërsa do ta verifikojë Këshilli i prokurorëve publikë.

“Ai duhet të jetë ndonjë “i kategorisë së rëndë”, i cili mund të mbështetet. Propozimi Nikolla Gruevski, Vlladimir Jovan Ilievski apo Marko Zvërlevski gjithsesi nuk mund të kalojë. E ardhmja e lëndëve janë shkaku. Unë dhe qeveria po luftojmë që të garantohet ardhmëria e tyre nga transferi, pas rrumbullakimit të PSP-së ato lëndë duhet doemos të kenë të ardhme, ndërsa Mickoski dhe ekipi i tij kërkojnë lëndët të amnistohen, të heshten, të shkatërrohen. E ardhmja e lëndëve është vija e kuqe që s’guxon të kalohet”, ka theksuar Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në anën tjetër, në intervistën e djeshme për emisionin 360 shkallë ka thënë që LSDM-së nuk i përshtatet të ketë marrëveshje për prokurorinë publike.

“LSDM-së i përshtatet të mos ketë marrëveshje, për shkak se vetëm në atë mënyrë kur të flitet për PSP, për lëndët në PSP dhe kështu me radhë, përsëri do ta angazhojnë  pi ar makinerinë e tyre, që e paguajnë shtrenjtë, që përmes altoparlantëve të tyre do të thonë që ne e mbrojmë krimin, që të mund t’i konkurrojnë skandalit Reket 1”, ka thënë Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button