Konflikt në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të Ballit Kombëtar

Ceremonia e përkujtimit të 76 vjetorit të Betejës së Gërhotit në Gjirokastër përfundoi në një luftë mes përkrahësve të dy partive që thonë se përfaqësojnë nacionalistët ose siç njihet ndryshe Ballin Kombëtar, transmeton OraNews.

Përkrahësit e Ballit Kombëtar kanë kundërshtuar prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat në këtë ceremoni e cila sipas tyre është e partisë së tyre.

Kundërshtime kishin edhe për prezencën e ish deputetëve demokratë, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, por dhe  kryetarin të shoqatës antikomuniste, Nebil Cika.

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko siç shihet tentoi të mbajë nën kontroll situatën, por nuk mundi.

Tensionet që shkuan deri në prag të konfliktit fizik zgjatën për gati 10 minuta dhe u shënuan në fund të ceremonisë përkujtimore të betejës ku u vranë 36 persona të Ballit Kombëtar, mes tyre edhe kryetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button