Deskoska: Tash lëndët e PSP-së do të përfundojnë edhe nëse nuk ka Ligj për PP

Renata Deskoka, Ministrja e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut pas marrjes së lëndëve të Prokurorisë special publike (PSP) nga Prokuroria publike (PP) është e bindur se gjithë lëndët do të marrin epilog, transmeton Portalb.mk.

“Transferimi i lëndëve ua prishi llogaritë atyre të cilët dëshironin që pas 15 shtatorit të mos ketë PSP, të mos ketë askush që do t’i përfundojë lëndët, të ekzistojë institucion me lëndë të ngujuara, të papërfunduara edhe një vit, ky plan bëri dëme, por dështoi. Tani është e sigurt se lëndët e PSP-së do të kenë përfundim me transferimin e tyre në Prokurorinë publike republikane”, tha Deskoska.

Deskoska sqaroi se Ligji për PP më nuk është obligim për shkak të vazhdimit të lëndëve të PSP-së dhe transferimin e tyre në prokurorinë publike, por nevojitet për shkak të plotësimit të obligimeve nga Strategjia për reforma në sistemin e jurisprudencës.

Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DMNE-së deklaroi se ndërmarrja me dhunë e lëndëve nga PSP-ja jashtë ligjit, do të krijojë anarki.

“Veprimi i prokurorit publik me urdhër të personit të arrestuar për krim të rëndë dhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare është precedent i paparë dhe është goditje më tepër ndaj sistemit juridik. Ndërmarrja me dhunë e lëndëve nga PSP-ja jashtë ligjit, pikërisht me urdhër të personit të njëjtë, që është i dyshuar se i ka keqpërdorur pikërisht ato lëndë për presione politike dhe marrje të parave, do të krijojë anarki”, tha Janushev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button