Në tetor do të fillojë debati për partneritetin publik-privat të ndihmës së shpejtë, tha Filipçe

Para se të publikohen gjetjet e analizës së fizibilitetit për funksionimin e shërbimit të Ndihmës së Shpejtë me partneritet publik-privat, në tetor do të zhvillohet debat publik, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Sipas Filipçes, në aspekt ekonomik funksionimi me partneritet publik-privat ka logjikë, sepse ajo do të mundësojë rritje të kapacitetit të të punësuarve, gjë e cila sipas tij është problemi më i madh për momentin.

“Në të njëjtën kohë, duam të shikojmë se, a mund edhe ne të arrijmë deri në atë kapacitet të atij niveli, të sigurojmë vazhdimësi të të punësuarve, i cili është problemi më i madh”, tha Filipçe.

Nëpërmjet analizës së realizuar me Bankën Botërore, Filipçe ka deklaruar se, kanë ardhur gjetje interesante:

“Kemi gjetur të dhënë interesante se, kemi numër të veturave të mjaftueshme, dhe se nuk janë të shfrytëzuara mjaftueshëm”.

Përndryshe, studimi i fizibilitetit është gati dhe është realizuar me partneritet publik – privat. Sipas marrëveshjes fillestare ka kushtuar 600 mijë denarë, por janë nënshkruar edhe aneks marrëveshje, ndërkaq gjetjet ende nuk janë publikuar. Realizimi me partneritet publik – privat ka ngjallur reagime negative në publik dhe nga mjekë, se do të privatizohet ndihma e shpejtë dhe do të shkatërrohet mbrojtja shëndetësoreNjohësit e problemeve të shëndetësisë kanë rekomanduar privatizim në pjesën e servisimit të autoambulancave.

Për ta fuqizuar shërbimin, Ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrje për prokurim publik të shtatë autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, të cilat do të shpërndahen në shtëpitë e shëndetit jashtë Shkupit. Sipas shpalljes, kriter është çmimi më i ulët dhe ofertat do të mund të dorëzohen më së voni deri më 1 tetor të 2019-s. Mjetet nga këto autoambulanca do të sigurohen nga mjetet e kursyera prej blerjes së 12 autoambulancat për të cilat u nënshkrua marrëveshje në dhjetor të 2018-s. 6 prej tyre janë në Shtëpinë e Shëndetit të Shkupit, 6 të tjera në: Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë. Të gjitha kanë kapur vlerën prej vlerën prej 21.591.564,48 denarë, nga 30 milionë denarë të planifikuara. 

Ka paralajmëruar edhe punësime dhe 8 furgonë i fitoi edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për të cilat ende nuk është bërë vlerësimi se sa do të kushtojë pajisimi – adaptimi. Filipçe ka paralajmëruar se ato do të përdoren për transport të pacientëve, e jo për punë në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button