Kuvendi e shkarkoi Katica Janevën

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në seancën nr.112 me fillim nga ora 13:00 vazhdoi procedurat për shkarkimin e shefes së Prokurorisë speciale publike (PSP), Katica Janeva, ku nga 105 deputetë të pranishëm, 102 votuan “PËR” shkarkimin e saj, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e saj, ka një javë që është miratuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Shkarkimi i Janevës vjen pasi që, ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të PP-së, por vetëm për propozimin për shkarkim. Vendimi merret me shumicë prej dy të tretash dhe me të a.q. votim të Badenterit, ndërsa në fund duhet ta konfirmojë edhe Këshilli i prokurorëve.

Shkarkimi i Janevës në seancë plenare vjen pasi që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime javën e kaluar e miratoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, me të cilin kërkohet shkarkimi i saj. Ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje mes pushteti dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i PSP-së. Nga kjo e fundit, pasi shprehën dje gatishmërinë që t’i dorëzojnë lëndët bashkë me dokumentet dhe dëshmitë në Prokurorinë Themelore Publike, ky proces ka filluar të zhvillohet sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button