Përsëri Fadil Bajrami emërohet zv.guvernator i Bankës Popullore në RMV

Fadil Bajrami, doktori i shkencave ekonomike do të vazhdon të jetë  zëvendës guvernator i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut edhe për një mandat, transmeton Portalb.mk.

Bajrami këtë post e ushtron nga viti 2005. Ndërsa tani me propozimin e guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska, dhe aprovimin në seancën e 110-të të Kuvendit të RMV-së më 31 gusht, ai u emërua edhe për një mandat.

Ai deklaratën solemne e dha para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Banka Popullore shpreh kënaqësi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sërish me shumicë të madhe e ka përkrahur propozimin e guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska”, thuhet në kumtesën e sotme të Bankës Popullore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button