Sot protesta në Shkup: Të rigjykohen nga ndërkombëtarët rastet ku shqiptarët janë viktima

Me mbishkrimin kryesor “Hetim ndërkombëtar për rastet e monturara”, sot në Shkup nga ora 14:30 u zhvillua marsh protestues nga Sheshi Skënderbeu deri para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Protestën ishte paralajmëruar edhe nga Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik, i cili mori fjalën para Kuvendit.

“Nga kjo revoltë kërkojmë që të përsëriten gjykimet e të gjitha rasteve ku shqiptarët janë viktima ose janë futur në kurth, me theks të veçantë për rastin në Lagjen e trimave, ku edhe ata vetë e kërkojnë një gjykim në prezencë ose nga ana e faktorit ndërkombëtar. Vetë fakti që pushteti nuk dëshiron ta ribëjë një gjykim në prezencë të faktorit ndërkombëtar e vërteton dyshimin se ai është pjesë e futjes në kurth të grupit të Kumanovës. Në një rigjykim eventual do të dëgjoheshin deklaratat të dëshmitarëve të cilëve iu është mohuar e drejta që të dëshmojnë”, deklaroi Pollozhani.

“Sot Shkupi frymon kuqezi. Të gjithë në protestë në ora 14:30 tek Sheshi Skënderbeu. Të gjithë të diskriminuarit dhe të përbuzurit sot duhet të jenë pranë Flamurit Kuqezi për t’i dhënë një grusht të fortë politikës segregacioniste dhe kuislinge kundër shqiptarëve. Protestat e burrërojnë dhe ia hapin sytë rinisë. Të gjithë në këmbë që të godasim si një grusht , ashtu sikurse që na ka falë Perëndia”, deklaroi Pollozhani.

Kjo ishte protesta e parë në Shkup pas protestës së 26 korrikut për “Bombat ElCheka”, protestë e cila kishte filluar me incidente. Në fund të kësaj proteste ishin dorëzuar kërkesat deri te qeveria.

“Në emër të Këshillit për Protesta të familjarëve të dënuarve me burgje të përjetshëm dhe jo vetëm, u bëjmë thirrje të dilni në protestë. Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë. Lejoni djemtë dhe vajzat e juaj-ja, që të protestojnë, pasi vetëm duke protestuar ata do të burrërohen. Ato që mendojnë se janë mirë, le të rrijnë në shtëpi dhe le të bëjnë patriotin e kabinetit dhe të internetit”, deklaroi Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button