Ky pritet të jetë inovacioni i Huawei në fund të vitit

Derisa Huawei gjendet në listën e zezë të SHBA-se dhe përballet me problemin e furnizuesve amerikan të harduerit dhe softuerit, flitet se kompania me vjet punon në sistemin e vet operativ. Disa funksionar të Huawei konfirmuan se një kohë të gjatë punohet në sistemin operativ të bazuar në Android, por akoma spekulohet se kur do të del në treg.
Pasi Google fitoi leje për bashkëpunim me Huawei, vetëm në mesin e gushtit të këtij viti, është e qartë se prodhuesi kinez i pajisjeve elektronike përgatitet për momentin kur ai bashkëpunim do të ndalet. Sipas informacioneve vijnë nga Kina, Huawei deri në fund të vitit mund të lëshon telefonin e parë me sistemin operativ Hongmend, i bazuar në Android, a i zhvilluar në Huawei.

Pajisja bën pjesë në kategorinë e telefonave më të lirë, me siguri që më lehtë të gjen rrugën deri te blerësi. Por, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga Huawei. Aty akoma zgjedhja e parë është Android, ndërsa Hongmend e konsideron si pjesë të strategjisë afatgjate të Huaweit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button