Nëna humb ndjenjat kur në derë i troket djali që kishte varrosur

Antonina Mikhailovna, një grua 62-vjeçare në Rusi, kishte raportuar në polici zhdukjen e të birit 43-vjeçar, Konstantinit, një javë pasi nuk kishte dëgjuar më asgjë prej tij dhe askush nuk e dinte ku ndodhej, transmeton TopChannel.

Policia e mori në telefon pas pak ditësh dhe i thanë se kishin gjetur trupin e një burri që mendonin se ishte djali i saj.

Nëna e kishte identifikuar kufomën si Konstantinin, dhe gruaja e djalit, e cila jetonte veç prej kohësh, pasi ishin ndarë, organizoi funeralin dhe procesin e djegies së trupit.

Por katër muaj më vonë, Antonina dëgjoi një trokitje në derë. Ajo e hapi dhe ra në tokë nga tronditja kur pa djalin e saj, Konstantinin.

Djali, i cili punonte në një bazë të marinës ushtarake, i tha nënës se kishte vendosur të shkëputej për disa kohë nga jeta që kishte, që të kthjellonte mendimet e të gjente kuptimin që kishte vetja e tij në jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button