Boki 13 dhe Zoran Kiçeeci edhe 30 ditë të tjera në paraburgim

Të dyshuarve në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski me nofkën Boki 13 dhe Zoran Milveski me nofkën Zoran Kiçeec u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditë, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Penal i Repartit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kudër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, sot (13.09.2019) duke vepruar me propozim të prokurorit publik kompetent për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër B.J. dhe Z.M., ka sjellë vendim me çka propozimi i Prokurorisë miratohet dhe masa e paraburgimit vazhdohet edhe për 30 ditë të reja, për shkak të ekzistimit të shkaqeve nga neni 165 paragrafi 1 nga LPP-ja”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Nga atje kanë njoftuar se palët kanë të drejtës ankese ndaj këtij vendimi.

Boki 13 dhe Zoki Kiçeec janë të dyshuar se kanë reketuar biznesmenin Orçe Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). E dyshuar në këtë rast është edhe shefja e PSP-së, Katica Janeva e cila është në procedurë për shkarkim nga funksioni, për shkak të përfshirjes së saj në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button