Shkarkimi i Janevës, është caktuar seanca plenare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi, e ka nënshkruar vendimin me të cilin duhet që të diskutohet për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Seanca për shkarkimin e Janevës është caktuar për nesër në ora 13:00.

Përndryshe, opozitarja VMRO-DPMNE, edhe sot ka reaguar për mosthirrjen e seancës plenare për shkarkimin Janevës.

“Dukshëm, data dhe koha për caktimin e seancës ruhet në fshehtësi të madhe, dhe parashtrohet pyetja: A do të caktohet ajo seancë? Megjithatë, ka edhe një çështje më të madhe, dhe ajo është: Deputetët e shumicës në pushtet, duan të veprojnë në mënyrë morale, etike, apo edhe sipas Rregullores? Sepse koha nga secili aspekt është kaluar”, tha Micevski.

Ky reagim i Miceskit vjen pasi që raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e Janevës, ka një javë që është miratuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Shkarkimi i Janevës vjen pasi që, ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shkarkimi i Janevës në seancë plenare vjen pasi që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime javën e kaluar e miratoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, me të cilin kërkohet shkarkimi i saj. Ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje mes pushteti dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i PSP-së. Nga kjo e fundit, pasi shprehën dje gatishmërinë që t’i dorëzojnë lëndët bashkë me dokumentet dhe dëshmitë në Prokurorinë Themelore Publike, ky proces ka filluar të zhvillohet sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button