fbpx

Rama takoi Merkelin për negociatat, i kënaqur nga vlerësimet pozitive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot, në Gjermani, nga kancelarja Angela Merkel në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave për BE.

Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë i kënaqur dhe optimist nga takimi me Merkel duke e vlerësuar si mike të vërtetë. Ai thotë se ka mbetur shumë i inkurajuar nga predispozita pozitive.

Takimet ditën e sotme në Gjermani nisën me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Kryeministri e vlerësoi takimin si të hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.

E ndërsa sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, të vetmet vende skeptike që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mes të tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button