fbpx

Globalizimi përballë Tranzicionit

Fenomeni globalizim është i përhapur kudo në botë në këtë shekull të ri, rrallë kush mund të mos ketë ndëgjuar apo lexuar në lidhje me këtë dukuri, e cila në vazhdimësi është duke bërë reforma të shumta në çdo sferë të jetës.

Tranzicioni si koncept ka të bëjë, me kalimin nga një periudhë kohore tek një tjetë apo thënë ndryshe, të mos ngelësh gjithnjë në status quo.

Nocioni i tranzicionit nënkupton periudhën e zhvillimit, në të cilën patjetër duhet të ndërmerren procese gjithëpërfshirëse, të ndryshimeve ekonomike dhe të strukturës kulturore të shoqërisë.

Hapja e proceseve të ndryshme në mënyrën e të menduarit, veprimit në nivelin e individëve, grupeve si dhe në nivelin e shtetit, shndërrimin e shoqërisë së tanishme në një shoqëri me një nivel më të lart të lirive ekonomike, politike dhe të institucioneve civilizuese.

Procesi i tranzicionit nuk është zgjidhja e ndonjë qëllimi të vetëdijshëm, të shtresave të caktuara sociale të shoqëris, por ky proces është një produkt i domosdoshëm, të cilin para së gjithash, na e imponon kriza shoqërore.

Ky proces paraqitet si një reaksion spontan i masave të gjëra të popullatës për problemet ekzistenciale, si dhe të përqendrimit të forcës së elitës dominuese të shoqërisë.

Përvojat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në mënyrë të qartë tregojnë se procesi i tranzicionit mund të realizohet në dy mënyra: së pari, nëpërmjet përvojës së rregullave dhe krijimit të një ambienti të volitshëm për ngritjen e proceseve spontane të kësaj kthese të madhe historike, dhe së dyti, nëpërmjet definimit të qëllimeve në bazë të të cilave organizohet një kalim i vetëdijshëm nag ekonomia komanduese në ekonominë e tregut.

Në rastine e parë si bazë e tranzicionit konsiderohet tregu, ndërsa në rastin e dytë konsiderohet rregullativa apo normativa shtetërore. Nga kjo mund të konstatojm se koordinimi spontan i tregut, konsiderohet si parim ekonomikë.

Ky parim, para së gjithash mbështetet në individin e lirë dhe në interesat e tij, si si bazë e lirisë individuale dhe e parimit të koordinimit spontan konsiderohet prona private mbi jetën e prodhimit.

Procesi i tranzicionit në vete ngërthen tre faza: faza e parë- përkufizon formulën 14ekonomike, e cila në tërësi respekton aksiomat e konceptit të modelit të tregut integral, si dhe përparësitë e konkurrencës të një vendi të caktuar.

Përvoja e deritanishme e procesit të tranzicionit ne vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore i ka afirmuar disa zgjedhje (kapitalizmi liberal, kapitalizmi shtetëror, kapitalizmi popullorë etj).

Lidhur me përkufizimin e formulës ekonomike në teorinë dhe praktikën ekonomike ekzistojnë disa koncepte: konceptet monetariste, neoklasiste dhe neoliberale, këto koncepte tërësishte e absolutizojnë rolin e tregut dhe sipas këtyre koncepteve, roli i shtetit duhet të reduktohet vetëm në eliminimin e crregullimit financiar nëpërmes kontrrollit të rreptë të kërkesës adekuate.

Faza e dytë paraqet fazën e eksploatimit të ekonomisë, kjo fazë ka të bëj me procesin e qeverisjes gjatë ndryshimeve institucionale dhe ndërtimit të rregullativës së infrastukturës.

Gjatë zbatimit të kësaj faze, si kërkes e menjëhershme paraqitet krijimi i institucioneve efikase të pronës, tregut dhe të ristrukturimit të ndërmarrjeve, të cilat mundësojnë destinimin racional të resurseve dhe të afarizmit efikas.

Në këtë fazë në mënyrë të theksuar gjen shprehje koncepti neoinstitucional i procesit të tranzicionit, sepse ndëpërmjet krijimit të institucioneve pronësore dhe institucioneve tëtregut, arrihet një destinim racional i resurseve ekonomike dhe një afarizem efikas në vendet postsocialiste.

Ky koncept rolin e shtetit e redukton në periudhën e cila i paraprinë procesit të tregut, sepse shteti konsiderohet si agjent për specifikimin dhe mbrojtjen e pronës private. Rëndësia e këtij koncepti mund të analizohet nëpërmjet prizmit të procesit të privatizimit, si një domosdoshmëri e vendeve postsocialiste.

Faza e tretë shënon fazën e tranzicionit, që ka të bëj me sinkronizimin e politikës ekonomike dhe të sistemit të ligjeve në periudhën e tranzicionit, në këtë fazë patjetër ndodh përcaktimi i një formule të re ekonomike.

Ndërtimi i tregut integral është i mundur edhe në ato raste kur ekzistojnë dy sektorë ekonomikë, të cilët realizojnë aktivitetin e tyre ekonomike në rrethana të ndryshme fiskale dhe monetare.

Shumë vende nëpër bota ndodhet në procesin e tranzicionit të përgjithshëm, këtë dukuri e karakterizojnë dy procese: së pari kalimi i ish-vendeve socialiste në format e ndryshme të ekonomive dhe shoqëerive të përziera dhe bashkangjitja e tyre në procesin e globalizimit botëror. Së dyti, kalimi i vendeve me një ekonomi të zhvilluar të tregut në të ashtuquajturën ‘shoqëri post-ndustriale’. Si emëerues i përbashkët i këtyre dy proceseve paraqitet lidhja gjithnjë e më e madhe e shteteve-kombe dhe popujve në tërësi, respektivisht globalizimi i proceseve shoqërore.

Me fjalë të tjera, kjo dukuri iu referohet kalimit të disa shteteve të varfra të cilat duhet t’i bashkangjiten procesit të globalizimit dhe transformimi i sistemit të kapitalizimit global në një shoqëri tjetër.

Duke u nisur nga ky faktë që po ndodh në vendet në tranzicion, nuk është e rastit që shumë autorë, kohën në të cilën po jetojmë e emërtojnë si kohë të ‘paqartësive’ të mëdha.

Me qëllim të sqarimit të këtij procesi, disa autorë orvaten të bëjnë dallimin ndërmjet tre qasjeve: internacionalizmit, transnacionalizmit dhe globalizmit, dallimi midis këtyre qasjeve dallohet kryesisht në rolin e shtetit.

Internacionalizmi sipas shteteve-kombe konsiderohet si faktor vendimtar në rrjedhat botërore, transnacionalizmi- këtu shtetet-kombe konsiderohen një prej faktorëve që merren në shqyrtim gjatë shpjegimit të rrjedhave që e karakterizojnë botën bashkëkohore.

Tek qasja e tretë pra tek globalizimi, shtetet-kombe gati tërësisht kanë humbur kuptimin e tyre fillestar dhe nuk trajtohen më si faktor i rëndësishëm për rrjedhat që e karakterizojnë botën bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button