Lëndët e PSP-së tashmë janë transferuar, njoftuan nga PTHP-ja

Ka përfunduar procesi i transferimit të lëndëve nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), njoftuan nga PTHP-ja, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka marrë lëndët e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”, njoftuan nga PTHP-ja.

Siç njoftojnë nga atje, lëndët u janë dorëzuar prokurorëve publikë të cilët deri tash kanë vepruar ndaj lëndëve konkrete.

Nga atje kanë njoftuar se, “në PSP do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat e sigurisë dhe mënyra e zhvillimit të lëndëve, të materialeve dhe dëshmive që dalin nga bisedat e përgjuara, kurse për kontroll të këtyre masave, janë angazhuar dy prokurorë”.

Lubomir Joveski
Lubomir Joveski

Paraprakisht, kryeprokurori republikan, Lubomir Joveski deklaroi se, për prokurorët që do të përfaqësojnë lëndët e PSP-së në të ardhmen, do të vendoset në mënyrë shtesë.

“Nga java e ardhshme, do të vazhdojmë me detajet teknike, për krahasimin e dokumenteve të raportit me dokumentet e secilës lëndë. Pas marrjes së lëndëve nga PTHP-ja, ndaj lëndëve mund të përfaqësojnë të njëjtit prokurorë që kanë qenë deri tash. Se kush do të veprojë ndaj lëndëve, PTHP-ja do të vendosë në mënyrë shtesë”, tha Joveski.

Ai sqaroi, se seanca gjyqësore të caktuara në fillim të javës së ardhshme, do të anulohen për disa ditë.

“Seanca gjyqësore që janë të caktuara, ndoshta për dy ditë do të duhet të anulohen, por ne do t’u japim prioritet lëndëve që për momentin janë në fazë të gjykimit”, tha Joveski.

Prokurorja, Lençe Ristoska, shpreson se do të gjendet së shpejti zgjidhje.

“Ne disa herë kemi apeluar për rëndësinë e këtij Ligji dhe në kumtesën tonë të fundit u theksua se, pse është e rëndësishme të miratohet ky Ligj. Kështu që, PSP-ja ende ekziston dhe ende funksionojmë. Sipas Ligjit, PSP-ja deri në shtator të vitit 2020-të do të ekzistojë, kështu që nuk humbi shpresë shpresoj se do të gjendet zgjidhje ligjore”, tha Ristoska.

Përndryshe, nga paraburgimi, kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dërguar letër deri te PSP-ja dhe PTHP-ja me çka ka kërkuar që lëndët nga materialet e përgjuara – “bombat”, të transferohen në PTHP. Sipas prokurores, Fatime Fetai nuk është me rëndësi se kush do të përndjek, por se të jepet përgjegjësi për dëmet që janë bërë.

Ndërkaq, seanca për shkarkimin e shefes së PSP-së, Katica Jeneva është caktuar për 14 shtator, në ora 13:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button