Ia bllokuan Facebook-un kryeministrit izraelit, përdori “gjuhën e urrejtjes”

Facebook ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Nëpërmjet llogarisë së liderit u bëhej thirrje votuesve të parandalonin krijimin e një qeverie të përbërë “nga arabë që duan të na shkatërrojnë të gjithëve, gra, fëmijë dhe burra”, transmeton Top Channel.

Netanyahu e mohoi se ishte ai autor i postimit gjatë një interviste për radion izraelite “Kan Reshet Bet”. Ai tha se bëhej fjalë për një gabim nga një përfaqësues i stafit të tij dhe se postimi ishte hequr.

Kryeministri izraelit po lufton për mbijetesën e tij politike në pritje të zgjedhjeve që mbahen javën e ardhshme. Ai po ushqen votuesit nacionalistë me gjuhë të fortë dhe premtime të një linje të ashpër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button