iPhone-t e rinj tmerrojnë njerëzit, kamera e trefishtë shkakton tripofobi

Të martën, iPhone hodhi në treg tre modelet më të fundit; iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, shumë më të avancuar se paraardhësit e tyre, respektivisht iPhone XS, XS Max dhe XR.

Në një kohë kur fansat e kompanisë gjigante janë mëse të entuziazmuar rreth risive në fjalë, disa të tjerëve, iPhone-t më të fundit u kanë shkaktuar ndjesi neverie, ankthi apo djersitjeje për shkak të fobisë së tyre, e njohur si tripofobia.

Fobia në fjalë s’është gjë tjetër veçse frikë kundrejt sipërfaqeve me vrima, vrimave të dendura por nga ana tjetër tepër të imëta, të ngjashme me hojet e bletëve. Kështu, 3 kamerat të përfshira në celularët më të fundit kanë nxitur te këta persona kruajtje, të përziera dhe ngarkesa negative emocionale.

Përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale, tripofobikët e kanë krahasuar kamerën e trefishtë me të tjera imazhe ngacmuese për ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button