Putin ndërpreu ndërtimin e “Rrjedhës së Jugut”, por gazeta ruse për këtë akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sofja, nën ndikimin e shtypjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy herë ndaloi projektet ruse – gazsjellësin “Rrjedhës së Jugut ” me gaz natyror dhe qendrën bërthamore Belene. 

Burimi: Vzglyad Business Newspaper

Gazetar Ruse Vzglyad me 20 gusht publikoi se: “Sofia, nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy herë ka ndërprerë projektit ruse – gazsjellësin me gaz natyror “Rrjedha e Jugut ” dhe qendrën bërthamore Belene”. 

Në gusht, Polygraph.info zbuloi pretendimin e rrejshëm se Bullgaria ka ndërprerë projektin për QN Belene nën shtypjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analiza ka dëshmuar se Sofja ka hequr dorë nga ndërtimi i QB Belene, të filluar në vitin 1981, për shkak të shpenzimeve të larta, pamundësisë që të tërheq investitor të mëdhenj nga Perëndimi dhe mosgatishmërinë e Rusisë që të ndajë rreziqet financiare të cilët i sjell projekti, dhe jo për shkak të shtypjes së SHBA-ve. Eksportuesi Shtetëror Rus “Atomstrojeksport” i “frynë” projektet e shpenzimeve për shkak që dy investitor kritik nga Perëndimi u tërhoqën. Një prej tyre, investitori gjerman RWE me pjesëmarrje prej 49% në qendrën nukleare.

Vzyglad, po ashtu, pretendon se Sofja ka ndërpretë ndërtimin e gazsjellësit të gazit natyror “Rrjedhës së Jugut ” nën shtypjen e SHBA-ve.

Ky pretendim është i pavërtetë.

Presidenti i Rusisë, i dha fund projektit pas mosrespektimit disa vjeçar të rregullave për konkurrencë dhe rregulloreve energjetike të Bashkimit Evropian.

Duke akuzuar Bullgarinë për përfundim të projektit, Vzyglad vetëm se përsërit fjalët e Putin dhe në këtë mënyrë shërben si mjet për shpërndarjen e narativës së Kremlinit për rënien e “Rrjedhës së Jugut “.

Harta e gazsjellësit natyror “Rrjedha e Jugut ”

Mega projekti rus 

Monopoli rus shtetëror për gazin natyror Gazprom në vitin 2006 njoftoi se planifikon që të ndërtojë gazsjellës nën Detin e Zi nga Rusia deri në Bullgari, Serbi dhe Hungari, dhe më pas të vazhdojë deri Baumgarten Gas Hab në Austri. Moska shfrytëzoi krizën në vitin 2009 me furnizimin me gaz në Evropë përmes Ukrainës, kur Gazprom ndaloi së porosituri gaz në mes të dimrit të ftohtë që të arsyetojë projektin.

“Rrjedha jugore ” është dizajnuar që të kalojë nëpër Ukrainë si vend tranzit për gazin rus, që të konsolidojë kontrollin e Rusisë për furnizim me energji Evropën Juglindore dhe Qendrore, që të mund të minojë legjislacionin evropian kundër nomopolit dhe energjetikës, që të ndajë Bashkimin Evropian duke mashtruar disa vende anëtare me fitime nga gazsjellësi dhe të konkurrojë me projekte alternative për furnizim me gaz si “Korridori jugor për gaz” nga Azerbejxhani.

Por, projekti arriti në dy probleme kryesore me Bashkimin Evropian, i cili që në krizën e parë të furnizimit me gaz natyror në vitin 2006, po ashtu, të nxitur nga Gazprom, punoi në përmirësimin e sigurisë së vet energjetike përmes pengesës së monopoleve për furnizim me energji dhe llojllojshmëri të furnizimit me gaz.

Moska tentoi që të ndërtojë gazsjellësin në kundërshtim me rregullat e konkurrencës kundër-monopolit nga BE, si dhe me shkeljen e Paketës së Tretë energjetike të miratuar në vitin 2009.

Shmangie e rregullave të vendosura nga BE për përfundimin e projektit

Në të gjithë marrëveshjet për “Rrjedhën e Jugut ” me vende të caktuara, Moska ka tentuar t’i ik transparencës dhe përgjegjësisë para Komisionit Evropian. Projekti “Rrjedha e Jugut” përfshin marrëveshje të veçanta me çdo vend tranzit të cilat nuk ishin publike. Asnjëherë nuk ka pasur marrëveshje multilaterale pse tentim për arritje të marrëveshjes me Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi bilateral me anëtarë individual të BE-së ka qenë mënyra e punës të cilën e zgjodhi Kremlin, dhe më pas u përsërit në projektet për gazsjellës me gazin natyror Severen Tek 2 dhe Rrjedha turke. Në vitin 2013, Komisioni Evropian i verifikoi këto afera bilaterale si shkelje të ligjeve të BE-së.

Gazsjellësi “Rrjedha jugore ” ka qenë i ndarë në disa pjesë të caktuar në çdo vend, me të cilat udhëheqin ndërmarrjet e përbashkëta mes Gazpromit dhe kompanive kombëtare të gazit në ato vende. Përderisa Gazprom dhe Bullgaraz kishin aksione të barabarta në Rrjedha jugore  Bullgari, Serbi, Gazprom kishte 51% në investimin e përbashkët në Srbijagaz. Çdo investim i përbashkët ka qenë i realizuar pa tender për prokurime publike i cili do të ishte i hapur edhe për kompani tjera investuese. Përsëri, investimet e përbashkëta duhej t’i financonte, ndërtonte dhe menaxhonte gazsjellësi “Rrjedha e Jugut  ” në çdo vend.

Komisioni evropiane iu kundërvu një sjellje të këtillë dhe ju bëri thirrje vendeve anëtare në “Rrjedha e Jugut ” prej të cilave të gjitha janë anëtare ose pjesë e Bashkësisë Evropiane Energjetike (tash Bashkimi i Energjetikës Evropiane), të respektojnë rregullat e BE.

Por, me 27 maj të vitit 2014, Rrjedha jugore  Bullgari, investimi i përbashkët Gazprom-Bullgargas, i dorëzoi marrëveshje për pjesën bullgare gazsjellësit të kompanisë ruse Strojtransgaz Hollding. Aksionari më i madh i Strojtransgaz Hollding (63%) është “Volla grup”, nën pronësi të Genadij Timçenko, i cili ka qenë i vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-ve me 20 mars të vitit 2014. Timçenko është mik i afërt i Presidentit rus, Vlladimir Putin dhe ka qenë i rradhitur si perosni i gjashtë më i pasur në Rusi nga revista “Forbs” në periudhën kur ka qenë i futur në listën e SHBA-ve për persona kundër të cilëve janë ndërmarr sanksione. “Vollga grup” i tij dhe dhjetë subjekte të lidhur, përfshirë këtu edhe “Strojtransgaz Hollding”, po ashtu kanë qenë të sanksionuar nga Ministria e Financave të SHBA-ve me 28 prill të vitit 2014.

Dukshëm, vendimi për dhënien e marrëveshjes për ndërtimin e pjesës bullgare nga Rrjedha jugore  të Strojtransgaz Hollding është miratuar një orë para presidentit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, të takohet me kryetari bullgar Plamen Oresharski, që të mund paralajmëron se BE do të mund t’i caktojë dënime Bullgarisë, përderisa ndërtimi i gazsjellsit të fillojë t’i shkel ligjet e BE.

Pas një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, Komisioni Evropian filloi me shkeljen e procedurës kundër Bullgarisë dhe ka suspenduar fondet e BE-së për shtetin. E ballafaquar me dënime potenciale të dukshme, Bullgaria ndërpreu ndërtimin e gazsjellësit për gazin natyror “Juzhen gaz” me 8 qershor të vitit 2014 që të mund ta ndërtojë në pajtim me ligjet e BE-së.

Në vend të punojë me Sofjen dhe Brukselin që të mund të zvogëlon problemin, pesë muaj më vonë Putin tërësisht ndërpreu projekti dhe të vend të tij njoftoi ndërtimin e gazsjellësit të ri që kalon nëpër Turqia.

Mediumet ruset publikuan se projekti “Rrjedha e Jugut ” është viktimë e politikave evropiane.

Harta e rrjedhës së Turqisë

Rrjedha jugore  dhe paketa e tretë energjetike

Projekti për gazsjellësin “Rrjedha e Jugut ” paraqiste personifikim të të gjithë asaj që Be tentonte të ndalojë që të ndodh në tregun evropian me miratimin e Paketës së tretë energjetike.

Ajo paket legjislative qartë ndanë aktivitetet për prodhim dhe furnizim me gaz natyror nga rrjeti i gazit, si dhe mbikëqyrje më efektive nga ana e rregulluesve të pavarur ndërkombëtar të energjisë dhe përforcim të mbrojtjes së konsumatorëve.

BE kërkon ndarje të prodhimtarisë së energjisë dhe furnizuesit në rrjetet operuese. Gazprom dëshiron të jetë edhe furnizues i gazit natyror dhe pronar dhe operator i kësaj infrastrukture të madhe transportuese në Evropë, me çka krijon monopol.

BE kërkon që të mundësohet qasja dhe ruajtja e kapaciteteve të personave të tretë deri te të gjithë gazfurnizuesit në territorin e BE-së, përfshirë edhe ato të cilët vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, Gazprom dëshironte të ruaj pozicionin e vet si furnizuesi i vetëm i gazit, duke mbetur pronari i gazsjellësit dhe refuzonte që të rezervojë kapacitet për çdo furnizues tjetër të gazit.

Gazprom, po ashtu, dëshironte të ruaj kontrollin mbi vërtetimin e taksave për tranzit të gazit të paguar nga çdo vend, në vend që të lejojë që rregulluesi i pavarur ndërkombëtarë të rregullojë taksat (të cilat duhet të mbulojnë të gjithë shpenzimet për mirëmbajtjen dhe rregullimin e rrjeteve).

Monedha eurosh para logos së Gazprom

Ndërprerja dhe anulim i Rrjedhës jugore

BE vazhdimisht kundërshtonte projektin e “Rrjedha jugore ” mbi bazë të Paketës së tretë energjetike. Përsëri, në fund, procedura penale e Komisionit Evropian kundër Bullgarisë për implementimin e investimit të përbashkët mes “Gazprom” dhe “Bullgargaz” dhe për shkeljen e rregullave për konkurrencë në BE u duk si aktgjykim. Pas ndërprerjes së projektit nga ana e Bullgarisë në qershor të vitit 2014, Presidenti Putin tërësisht anuloi projektin në dhjetor të të njëjtit vit, duke akuzuar Sofjen për rrënimin e tij.

Në atë kohë, u bë e qartë se Gazprom nuk mund të tejkalojë kundërshtimin e BE-së për gazsjellësin dhe nuk ka dashur të zbatojë ndryshme drastike që të respektojë ligjet e BE-së. Përkrah kësaj, hetimi anti-monopol të cilin Komisioni Evropian e filloi kundër Gazprom u kërcënua se do të sjell dënim serioze.

Por, ajo çka është më e rëndësishme, është fakti që deri në fund të vitit 2014 sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të aneksit të Kremlinit, të cilët zvogëluan mundësitë e Moskës që të ketë qasje deri te financimi ndërkombëtare, përderisa çmimet e naftës ranë, duke ulur të hyrat e energjisë së Rusisë. Këto dy ngjarje të mëdha kanë qenë arsye më të mëdha për anulimin e Rrjedha jugore .

Polygraph.info zbuloi se pretendimi i Vzglyad se Bullgaria ndaloi projektin për gazsjellësin “Rrjedha e Jugut ” është i pasaktë. Arsyeja e vërtetë për shkak të së cilës presidenti rus anuloi projektin ka qenë mosgatishmëria e Moskës që të udhëheq biznes në Evropës sipas rregullave të saja dhe pamundësinë që të gjejë mjete për projekt me vlerë prej 40 miliard dollar amerikan, si rezultat i sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë si pasojë e aneksit të Kremlinit në mars të vitit 2014. (polygraph.info ; 03.09.2019)

(Vërejtje: shkrimi është marr nga portali amerikan për verifikim të fakteve “Poligraf“, projekt i përbashkët i Zërit të Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë me leje të redaksisë dhe në pajtim me kushtet për shkarkim. Shkrimi origjinal në gjuhën angleze mund të gjendet këtu.)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button