Rrëfim emocionues i futbollistit Nuhiu, nga lufta e Kosovës e deri te futbolli

Fillimi fantastik i Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe përballja me Anglinë ka tërhequr vëmendjen e medieve të njohura që i kanë kushtuar rëndësi të madhe rrugëtimit të “Dardanëve”.

Televizioni britanik “ITV”, ka publikuar një reportazh duke paraqitur të kaluarën e Kosovës dhe sukseset që futbollistët kosovarë po i arrijnë me Kombëtaren.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu, që luan në Championship, ishte protagonist i këtij reportazhi duke treguar sakrificat dhe vuajtjet që kanë kaluar deri këtu.

“Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kombëtaren e Kosovës duke luajtur futboll në televizion. Njerëzit janë shumë krenarë me këtë Kombëtare, është diçka e pabesueshme”, u shpreh Nuhiu.

Pjesë e këtij reportazhi është edhe ish-futbollisti i njohur Brian Deane, që tani është aksionar te skuadra e Ferizajt në Kosovë.

“Jemi duke folur për një Kombëtare që kanë shumë pak kohë së bashku”, deklaroi Deane, transmeton KTV.

Në këtë reportazh kujtohet edhe lufta dhe ndarja nga ish-Jugosllavia, duke përshkruar rrugëtimin deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Ishte e vështirë të rikthehemi pasi çdo gjë ishte rrënuar dhe kishte shumë dëme. Por e rëndësishme është se tani jetojmë të lirë”, shprehet Nuhiu.

Sulmuesi prishtinas Nuhiu ka folur edhe për lojtarët tjerë që janë me prejardhje nga Kosova, por luajnë për shtete të tjera si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që luajnë në Premierligë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button