U takua ekipi qeveritar me ekipet e komunës së Strugës dhe Ohrit për rekomandimet e UNESCO-s

Edmond Ademi, Ministri pa resor për Diasporën së bashku me një ekip qeveritar sot zhvilluan takim me ekipe të komunave të Ohrit dhe të Strugës për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyroro-kulturore në rajonin e Ohrit.

Në takim u shqyrtuan versionet e punës për Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe Vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor, duke u ndalur ne zonat kritike, regjimet e mbrojtjes. Ekipet e komunave në takim u përfaqësuan nga kryetarët e tyre, Ramiz Merko dhe Konstantin Georgievski.

“Nga ekspertët e jashtëm të cilët e përpunojnë Vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor ishte porositur qëllimet e Planit të fokusohen drejt urbanizimit të kontrolluar, përforcimin e kapaciteteve drejtuese të institucioneve kompetente, mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, ngritjen e vetëdijes dhe edukimit, si edhe funksionalitetin e rritur ekologjik në bregun e liqenit”, thuhet në kumtesë.

Në takimet e punës, krahas komunave kanë marrë pjesë përfaqësues të ministrive të Kulturës dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Entit dhe Muzeut Ohër dhe Parkut Nacional Galiçicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button