Ahmeti: Dy partitë maqedonase duhet të zgjidhin problemin me PSP-në

Ali Ahmeti, deputeti dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot pas hapjes së sallës sportive në shkollën “Rexhep Voka” të Shipkovicës, paraqiti qëndrimin e tij në lidhje me fatin e Prokurorisë speciale publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

“Problemin për PSP-në duhet ta zgjidhin dy partitë më të mëdha maqedonase. E mbështesim ligjin, i mbështesim të gjitha reformat në gjyqësi”, deklaroi Ahmeti.

Ndër të tjera ai deklaroi për domosdoshmërinë që vendi të realizon procesin e ‘vetingut’ në sistemin shtetëror.

“Është e domosdoshme në këtë vend të ketë veting, të ketë verifikim të kuadrove e veçanërisht të atyre që janë të obliguar për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, pasi vetëm kështu do të jemi më të suksesshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, deklaroi Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button