Me kryeministrat në Pragë, edhe ambasadori i Kosovës

Ndonëse Kosova ka anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Vishegradit në Pragë, aty është parë ambasadori i Kosovës, Arbër Vllahiu.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një fotografi me kryeministra, por në mesin e tyre është parë edhe Vllahiu.

“Në Pragë me vendet e V4 (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) dhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Jo vetëm mbështetje totale nga V4 për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, po edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik”, ka shkruar Rama.

Siç ka raportuar Koha.net, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli, në shenjë proteste për deklarimet e presidentit çek se “e urren Kosovën dhe do ta tërheqë njohjen”, njoftoi mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Vishegradit në Pragë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Në ndërkohë, kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj mungesën e Kosovës në këtë Samit e arsyetoi me angazhimet në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor.

LEXO: Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në dy samite për shkak të zgjedhjeve
LEXO: Zaev në Pragë: Suksesi në reforma dhe fqinjësi të mirë na jep besim për integrim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button