Kompanitë vendore pjesë e grupacionit “Balfin” mbështesin të punësuarit e tyre në hobit e tyre

Ky është tekst i paguar reklamues

Suksesi i një kompanie varet edhe nga lumturia dhe përmbushja e të punësuarve. Bilanci midis jetës profesionale dhe private ka një rëndësi të madhe për të gjitha kompanitë që janë pjesë e një prej grupacioneve më të mëdha investuese në rajon, “Balfin”, me seli në Tiranë, Shqipëri. Mu për këtë arsye, menaxherët vazhdimisht mbështesin të gjithë anëtarët e ekipeve në hobit dhe interesat e tyre në mënyrë që të jenë të përmbushur dhe produktiv.

Në vendin tonë pjesë e “Balfin” janë: “East Gate” – kompani e përqendruar në zhvillimin e një kompleksi multifunksional në Shkup që do të jetë lidhje e qendrës tregtare, biznes parkut dhe kompleksit rezidencial, “Servis Makedonija” – një kompani shërbimi që vepron në fushën e servisimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve elektrike të amvisërisë dhe përdorimit të përditshëm dhe Neptun Makedonija” – rrjeti më i madh i shitjes me pakicë dhe distribuimit të produkteve të teknikës së bardhë, pajisjeve shtëpiake, TV, audio dhe video pajisjeve, kompjuterëve, telefonave, fotoaparateve dhe kamerave, produkteve për përkujdes dhe bukuri, ftohje dhe ngrohje.

Vitin e kaluar, “Neptun Makedonija” festoi 20 vjet nga fillimi i punës në vendin tonë dhe për momentin ka rreth 410 të punësuar. Një pjesë e madhe e të punësuarve merren me hobi të ndryshme, ndërsa ekipi menaxhues i stimulon ata në interesat e tyre.

Ramazan Isa punon në vendin shitës të “Neptun-it” në Strugë, kurse në kohën e lirë ushtron karate, vozit biçikletë, merret me paragliding, snowboarding, ngjitje në shkëmbinj, në surfboard, etj.

– Mesatarisht, kaloj rreth 24 orë në javë në ndonjë nga këto sporte. Jam relativisht i ri në “Neptun”, por kompania vazhdimisht më përkrah dhe më sponsorizoi kur mora pjesë në maratonën e Shkupit. Këto hobi më ndihmojnë shumë në vendin e punës sepse investimi në çdo sport ndihmon me stresin”- thekson Ramazani.

MN: Aranzhimi i kaktusëve më relakson

Tatjana Pavllova, e cila punon si asistente në sektorin për lojalitet dhe finansim të klientëve në “Neptun”, në kohën e lirë, merret me rregullimin e kaktusëve.

– Që në moshë të re kam pasur një interes të veçantë për botën bimore, kurse me kalimin e kohës fillova të shfaq interes për bimë specifike siç janë kaktusët. Secili është i ndryshëm me nevoja të veçanta dhe specifike për jetën dhe formën e tyre të veçantë. Gradualisht i mblodha dhe prej tyre bëra një koleksion të bukur të cilin ngadalë e shumova dhe u bëra kultivuese e kaktusëve – shpjegon Tatjana.

Tatjana thekson se veçanërisht në periudhën e verës pas përfundimit të obligimeve të punës, patjetër kalon kohë me kaktusët e saj.

– Kjo është periudhë e shumimit të tyre, plotësimin e nevojave prej energjisë diellore dhe ujit, kështu që vazhdimisht i mbikqyr dhe për çdo ditë kënaqem me ta. Ndërsa në dimër herë pas here i kontrolloj ato në rast se ka ndonjë ndryshim që mund të shkaktohet nga temperaturat e ulëta. Sa herë që bëj një dekoracion të ri, e shpërndaj në rrjetet sociale dhe kur kolegët e mi më thonë se sa shumë ju ka pëlqyer, te unë shfaqet gëzim, dhe njëkohësisht jam e lumtur që dikush e vlerëson dhe e respekton hobin tim. Nga ana tjetër, kur ndonjë nga kolegët më porosit një dekoracion me kaktusë për t’ia dhuruar dikujt, atëherë shihet se sa dikush ju respekton sepse ka vendosur të dhurojë diçka specifike që e kam bërë unë – thotë Tatjana.

Ajo tregon se hobi e ndihmon atë në streset e përditshme që i sjell jeta moderne, dhe thekson se vet kontakti me kaktusët i jep asaj një ndjenjë qetësie.

– Me vet faktin që një bime ia mundësoj të rritet dhe të shumohet më mban larg çdo stresi, kështu që më pëlqen të punoj kur jam vetëm në punë. Shpesh kam vërejtur se puna e dorës më tërheq mendimet dhe më ndihmon të përballoj situatat stresuese – thekson Tatjana, duke shtuar se një pjesë e kolegëve të saj kanë hobin e tyre që ata e kultivojnë, kurse “Neptun” krenohet me ekipin që në mënyrë konstruktive e shfrytëzon kohën e vet jashtë vendit të punës.

MN: Në bletari gjej qetësi

Daniell Stojillkovski ka tre vjet që punon në sallonin shitës të  “Neptun-it” në Kriva Pallankë dhe në mënyrë aktive merret me bletari.

– Hobi im është kultivimi i familjeve të bletëve me të cilën merrem për 15 vjet dhe bëhet fjalë për një traditë familjare. Nuk kam një kohë të caktuar për t’u marrë me hobin, por sigurisht kaloj prej dy deri në katër orë në javë në zgjua dhe po aq kohë kaloj në përgatitje dhe lexim të letërsisë. Kur punon me bletët maksimalisht thellohesh në atë problematikë dhe i harron ngjarjet e tjera të përditshme. Thjesht ke qetësinë tënde kur vet e organizon kohën – shton Danielli.

Përveç përkrahjes të të punësuarve për pjesëmarrje në maratonën e Shkupit, “Neptun” kohët e fundit ka organizuar një aksion ekologjik ku morën pjesë një numër i madh i kolegëve. Kompania vazhdimisht mendon dhe po punon për nisma të reja për të gjallëruar dhe stimuluar të punësuarit.

“Balfin” është një nga grupаcionet më të mëdha të investuese private në rajon, i njohur me investimet e veta në qendrat tregtare, objektet rezidenciale dhe komerciale, projekte turistike si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, aktivitete në industrinë e modës dhe minierave, si dhe në sferën e shitjes me pakicë me “Neptun”, “Jumbo”, SPAR dhe të tjera. Kohët e fundit “Balfin” së bashku me tonën Bankën Komerciale përfundoi blerjen e Tirana Bank”.

Nën strehën e “Balfin” janë një numër i madh ndërmarrjesh që funksionojnë në sfera të ndryshme, kurse janë të vendosura në shtatë vende dhe numërojnë më shumë se 5.000 të punësuar. Përveç Shqipërisë dhe vendit tonë, grupacioni është i pranishëm me lloje të ndryshme projektesh edhe në: Austri, Mal të Zi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Holandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button