“O2” kundër Shilegovit: Çka është Shkupi – qytet i torturuar apo kryeqendër e gjelbër?

Iniciativa “О2” e kritikoi kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, se ka fshehur nga publiku rezultatin e kandidaturës së Shkupit si kryeqendër e gjelbër të Evropës megjithëse rezultatet kanë qenë të njohura që nga muaji prill i këtij viti, njofton META, transmeton Portalb.mk.

“Në vend që të dalin para qytetarëve dhe të thonë: Po, e morëm mesazhin nga Komisioni Evropian, e kuptojmë që është proces afatgjatë dhe serioz, se kemi ende shumë punë për të bërë dhe më shumë për të implementuar, por ja, do ta shfrytëzojmë praktikën e mirë të tre qyteteve që kalojnë në rreth të dytë dhe do të përpiqemi ta implementojmë… Por jo, përjashtimi i Shkupit nga gara, ia prek thellë egon prandaj kjo informatë është e fshehur nga publiku, me shpresë që ta harrojmë që ndonjëherë ka qenë i plasuar?”, thonë nga Iniciativa “О2” në “Fejsbuk”.

Qyteti i Shkupit vitin e kaluar parashtroi kandidaturë zyrtare për çmimin kryeqendër e gjelbër Evropiane për vitin 2021 të cilën e ndan Komisioni Evropian, bashkë me 21 qytete tjera, ndër të cilat edhe Budapesti (Hungari), Kaljari (Itali), Dizhoni (Francë), Lahti (Finlandë), Llill (Francë), Strazbur (Francë), Tirana (Shqipëri) dhe Vesteros (Suedi). Shkupi u përfshi në grupin e tetë qyteteve të cilave ua pranuan kandidaturat, por titullin “Qytet i gjelbër i Evropës” për vitin 2021 e fitoi qyteti finlandez Lahti.

Nga “О2” përkujtojnë që realiteti me mjedisin jetësor në Shkup është krejtësisht ndryshe nga ajo si duhet të duket një qytet që është kandiduar për titullin prestigjioz të cilin deri më tani, nga viti 2010, kur është themeluar si garë e llojit të saj ndërmjet qyteteve dhe “politikave të gjelbra” të tyre në nivel evropian e kanë fituar qytete sikur Stokholmi, Kopenhaga apo Lubjana.

“Duke e parë qytetin tonë të torturuar, me drunj të robëruar, gjelbërim të tharë dhe të parregulluar, pyje të djegura, deponi që vazhdimisht digjen, plehra në çdo anë, re të zeza tymi i çdo gjëje që digjet, hedhurina të rrezikshme, kabllo për të nxjerrë bakrin, bateri dhe Zoti e di çka jo tjetër, lum me ngjyrë të ndryshuar, tokë e kontaminuar, a do të kishim pranuar veten në shoqëri të aq të bukur, të gjelbër”, pyesin nga “O2”.

Në pyetjen e “Meta.mk” nëse Qyteti dhe ai personalisht si kryetar kanë bërë mjaftueshëm për t’u arsyetuar kandidatura e Shkupit si kryeqendër e gjelbër e Evropës, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov u përgjigj:

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

“Unë jam i lumtur që Shkupi hyri ndër tetë qytetet, që është sukses serioz dhe është tregues që qyteti është në rrugë të mirë. Për fat të keq, për shkak të gabimeve serioze në strategjinë e zhvillimit të këtij qyteti në disa dekadat e kaluara, Shkupi nuk mund të shkonte as një hap më tutje. Me strategjitë e qytetit për komunikacionin për ndërtim të infrastrukturës, për ngrohjen, mobilitetin urban, do të kemi përmirësim serioz në afat të mesëm”.

Në lidhje me kritikat e publikut se, Qyteti nuk kujdeset mjaftueshëm për gjelbërimin ekzistues urban, ndërsa që projektet si zona e këmbësorëve në qendrën e Shkupit do të nënkuptojnë edhe shkatërrim të tij të mëtejmë kryetari i Shkupit sqaron që kur bëhet fjalë për qytet të gjelbër ekziston perceptim i gabuar se bëhet fjalë rreptësisht për gjelbërim.

“Disi tentohet që punët të dëgjohen vetëm pjesërisht. Nëse kjo merret parasysh bashkë me pjesën tjetër që e bëjmë – urat që vizatohen, tunelet që i ndërtojmë, transporti, ngrohja, mobiliteti urban, vetëm vitin e kaluar kemi pasur  mbi 14 km. shtigje të reja për biçikleta, çlirojmë hapësira të reja publike për qytetarët, konceptin për zonë këmbësorësh në qendër të qytetit që e lajmërova, këto të gjitha janë strategji dhe politika të qytetit që Shkupin e kanë pozicionuar ndër tetë kandidatët kryesor për kryeqendër të gjelbër të Evropës”, thotë Shilegov.

Sipas Shilegovit, problem paraqesin 13 drunj përballë Ministrisë së financave ku, pasi Qyteti ta blejë objektin, në atë kënd do të ndërtohet park, ndërsa ai resht i drunjve që do të duhet të mënjanohet do të mënjanohet, do të zëvendësohet aty për aty me drunj 14 metra të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button