Brenda një viti është përfunduar 15% e rrugës ekspres Rankovc – Kriva Pallankë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka arritur që, deri tani, të përfundojë 15 përqind të ndërtimit të dy fazave të ekspres rrugës së ardhshme Rankovcës – Kriva Palanka në Korridorin 8. Më shumë se një vit pas fillimit të punëve ndërtimore, përparimi fizik i fazës së parë të seksionit Dllaboçicë deri te Çatall është 17 përqind, ndërsa seksioni midis Kriva Pallankës dhe Dllaboçicës është 13 përqind e punimeve të përgjithshme, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Nga ndërmarrja publike rrugët shtetëror për Meta.mk thonë se afati i fundit për ndërtimin e trasesë së plotë prej 23 km është qershori i vitit 2021. Realizimin e punëve ndërtimore e pengojnë dy probleme – qasja në trase për shkak të terrenit të vështirë dhe vendeve arkeologjike përgjatë rrugës. Paralelisht është duke e punuar në dy fazat e ekspres rrugës të cilën po e ndërtojnë kompanitë italiane “Tireni Skavi” dhe konsorciumi maqedonas Granit – Beton nga Shkupi.

Në fazën e parë janë realizuar 22 përqind të punimeve tokësore. Në pjesën e dytë të trasesë, janë përfunduar 13% e punimeve tokësore, ka filluar ndërtimi i 8 nga gjithsej 11 viadukte në rrugë dhe po realizohen 7 nga 20 tubacionet.

– Nga niveli aktual i realizimit të projektit nuk mund të përcaktonim afatin e lëshimit të rrugës Rankovce – Kriva Palanka në funksion, thonë nga NP “Rrugët Shtetërore”.

Në rrugën ekspres Rankovc – Kriva Pallankë do të investohen rreth 58 milion euro. Seksioni do të jetë i gjerë 12.5 metra, që do të sigurojë lidhje rrugore më të shpejtë dhe më të sigurt me Bullgarinë. Banka Botërore, si huadhënës i fondeve për ndërtimin e rrugës, në qershor dha një vlerësim mesatarisht të pakënaqshëm për progresin e përgjithshëm në realizimin e ekspres rrugës Rankovc – Kriva Pallankë.

Paralelisht me këtë projekt, NP për rrugë shtetërore në periudhën në vijim do të punojë edhe në zgjerimin e rrugës nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, në gjatësi prej 13 kilometra. Aktualisht po bëhet rekonstruktimi i rrugës ekzistuese nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, ndërsa vitin e ardhshëm do të punohet edhe në rinovimin e karregjatës në segmentin nga Kumanova deri në Rankovc e gjatë 31.8 kilometra.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button