Oda e mjekëve ka kërkuar takim urgjent me Filipçen dhe Spasovskin

Oda e mjekëve ka kërkuar takim urgjent me ministrat për shëndetësi dhe atë të punëve të brendshme pas sulmeve të njëpasnjëshme drejt mjekëve në mbarë Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat.

Në kumtesën e Odës së Mjekëve të Maqedonisë theksohet se “Oda e mjekëve kupton nevojat e problemeve shëndetësore të pacientëve dhe të të afërmeve të tyre, mirëpo nuk tolerohet dhunë mbi personelin medicinal”.

Oda e mjekëve apelon që secili në suaza të integritetit të tij të bashkohet në mbrojtje kundër dhunës të punësuarave ndërsa kërkon që spitalet dhe të gjitha objektet që ofrojnë ndihmë shëndetësore, tu garantohet siguri kualitative dhe profesionale. Ky vendim i odës së mjekëve është i qartë dhe transparent dhe pa i pa tolerueshëm për dhunë kundër personave që ofrojnë ndihmë shëndetësore, kjo, duhet patjetër që të implementohet në të gjitha nivelet dhe të përkrahet nga secili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button